E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret delegacionin e Federatës Europiane të Atletikës

TIRANË- Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim, presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës, Hansjörg Wirz dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj federate Pierre Weiss.

Takimi kishte në qendër të tij zhvillimin në Tiranë më 11 shtator, të Kongresit Botëror të Federatës së Atletikës, si dhe Kampionatin e 27-të botëror të vrapimit në mal.

Drejtuesit e lartë të atletikës premtuan mbështetjen e federatave që drejtojnë për realizimin e një piste moderne në stadiumin shqiptar të atletikës.

Kryeministri Berisha bëri të njohur vullnetin e qeverisë së tij për ta bërë Tiranën me një qendër të re të atletikës.

“Atletika po bëhet gjithmonë e më shumë një sport i masave të gjera dhe qeveria që unë drejtoj do të japë mbështetjen maksimale për krijimin e kushteve për zhvillimin e tij”,- deklaroi kryeministri Berisha.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›