E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, sekuestrohen municione, dy arrestohen

Polici e Durrësit bëri të ditur se në banesën e 20-vjeçarit Xhevahir Rroçi, në fshatin Shkretë të Krujës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pushkë të modeleve të ndryshme, 80 fishekë dhe një kallëp tritol.

Në të njëjtin fshat gjatë kontrollit në banesën e bashkëmoshatarit të tij, Selman Lika, u gjetën dhe sekuestruan dy kallëpe tritoli, fitila zjarrpërcjellës, kapsolla detonatorë, pesë krehra pushke, etj. Sipas të njëjtit burim, të arrestuarit do të hetohen nga prokuroria e rrethit të Krujës për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse. /Start/

                                                                                             2011-07-26 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›