Viti i ri shkollor, shpërndarja e teksteve në gusht
TIRANË- Mësuesit e arsimit parauniversitar kanë përzgjedhur për vitin e ri shkollor tekstet, të cilat do të të shpërndahen më 29 gusht në të gjitha shkollat. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, tha se për vitin e ardhshëm shkollor janë 175 tituj të rinj tekstesh, një proces ku kanë marrë pjesë 30 shtëpi botuese. Kristiqi tha se "për këtë vit botimet për klasat e XII-të do të jenë të gjitha të reja. Alternativa të reja ka edhe për klasat e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar, për klasat I-rë deri në të V-ën".
Ai sqaroi se shpërndarja e teksteve për nxënësit do të nisë dy javë para nga data e fillmit të shkollës, më 12 shtator.
Lidhur me rimbursimin e çmimit të librave ai pohoi se do të ndiqet e njëjta procedurë si dhe vitin e shkuar. Përjashtim në këtë rast do të përbëjnë fëmijët romë, për të cilët është deklaruar se tekstet do të sigurohen tërësisht falas. Ndërsa për kategori të tjera, pra për familje ku kryefamiljari ka pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe ata që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, do të ketë një skemë subvencioni që do dorëzohet pranë qendrave ku ata punojnë.
Kristiqi konfirmoi se përfituesit e teksteve të reja janë nxënësit e shkollave profesionale, fëmijët e emigrantëve shqiptarë, fëmijët e verbër dhe romë.
Kristiqi tha se “libra falas do të jepen për të gjithë fëmijët romë dhe fëmijët e verbër të klasave nga I-IX kudo që janë, në shtëpi apo në institucionin shkollor të veçantë për këtë kategori nxënësish”.
Edhe këtë vit shkollor MASH ka dërguar mbi 7000 libra në Greqi, Itali, Angli, por librat e dërguara kanë qenë kryesisht për fëmijë shqiptarë pa ndonjë trajtim specifik, metodikë të veçantë dhe që përbënin një vështirësi për fëmijë që nuk dinin gjuhën shqipe. Këto tekste do të jenë një ndihmë edhe për përmirësimin e edukimit të fëmijëve romë.
Ndërsa për fëmijët e verbër do të ketë libra të alfabetit Brail. Këta fëmijë, që janë inkuadruar në institucionin përkatës, i kanë pasur këto libra, por vendimi i fundit i qeverisë shqiptare përfshin edhe fëmijët që nuk përfshihen në këtë institucion. Ashtu si një vit më parë shitja e teksteve shkollore do të kryhet në gjitha shkollat e qyteteve, ndërsa për pajisjen e nxënësve të fshatrave me libra do të caktohen shpërndarës.
(m.a/ata/BalkanWeb)