Durrës, aksion për kontrollin e ushqimeve
DURRËS- Baret, restorantet, marketet dhe të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore në plazhin e Durrësit janë bërë objekt i një aksioni të përbashkët të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë Rajonale. Dokumentacioni i produkteve, afatet e përdorimit, kushtet e ruajtjes së tyre, etiketa ishin objektet e kontrolleve nga 4 grupet e shpërndara në të gjithë zonën bregdetare.
“Jemi përqendruar në kontrollin e kushteve higjenike ku tregtohen këto ushqime, në trajtimin e tyre dhe në origjinën e këtyre produkteve, që duhen shoqëruar me fletë analiza”, u shpreh Alfred Cerra nga Drejtoria Rajonale AKU, Durrës.
Janë 16 subjekte që i janë nënshtruar kontrollit, ku është gjetur një sasi e vogël produktesh ushqimore pa etiketë të plotë. Për këto raste janë bërë sekuestrime dhe janë vendosur gjoba. Problem madhor mbeten edhe ambulantët që tregtojnë në plazhin e Durrësit.
Problemi i produkteve ushqimore jo të kontrolluara është një rrezik potencial, sidomos në stinën e verës me rritjen e temperaturave.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)