E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarre në Antigone dhe Dropull

Flakët shkrumbuar hektarë të tërë lisash dhe shkurresh, por nuk u lejuan të depërtonin në parkun e Antigonesë, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe banorëve të zonës.

Ndërsa zjarri në Komunën e Dropullit të Sipërm përfshiu oborret e dy banesave në fshatin Likomil, duke djegur pjesërisht edhe një vresht me rrush, theksuan burimet nga policia e Gjirokastrës, duke shtuar se si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në faqen e kodrës në afërsi me kufirin me Greqinë, duke shkaktuar përsëri një zjarr me përmasa të mëdha.

Tre avionë dhe dy helikopterë zjarrfikës grekë, gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, deri në shuarjen e plotë të tij. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-07-26 11:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›