E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet e lira, kusht kyc per Shqiperine"

Komisioni Evropian e mirepret aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, por ve ne dukje faktin se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, te lira dhe te ndershme mbetet nje kusht kyc. Keshtu u shpreh dje, Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne KE, Michael Leigh, mbi aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. "Perspektiva evropiane e vendeve te Ballkanit Perendimor, perfshire ketu Shqiperine, eshte thelbesore per qendrueshmerine dhe begatine e rajonit si edhe per BE-ne. Ato vende qe kane mbetur potencialisht kandidate ne Ballkanin Perendimore, do te mund te arrijne statusin kandidat, me anetaresimin si qellim perfundimtar sipas meritave te tyre, duke perparuar bindshem me reformat ekonomike dhe politike dhe duke permbushur kushtet dhe kerkesat e nevojshme", u shpreh Leigh. Sipas tij, Shqiperia po kalon nje moment historik duke treguar perkushtimin e rendesishem te vendit, ndaj vlerave dhe parimeve themelore evropiane. Tashme sipas Leigh, i takon Keshillit, te vendose per me tej. Ai theksoi se Komisioni eshte i gatshem te pergatise, ate qe quhet "opinion" per aplikimin e Shqiperise nese Keshilli fton ta bejme kete. Leigh vleresoi se vendi yne ka vazhduar te perparoje me reformat kyce politike dhe me pergatitjen e saj per integrimin evropian. "Qe prej vitit 2006, jane zbatuar mire nenet tregtare te Marreveshjes se Ndermjetme. Shqiperia ka pasur nje rol konstruktiv dhe stabilizues ne rajon. Dhe eshte tashme ne dore te Shqiperise te futet ne nje faze te re te integrimit evropian duke permiresuar ne vecanti sundimin e ligjit", vijoi Leigh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›