Topolanek: Brenda vitit, shqyrtimi i aplikimit ne BE
Rozeta Rapushi
Kryeministri cek, Mirek Topolanek, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian u shpreh dje optimist, se procesi i anetaresimit te Shqiperise ne BE, do te kurorezohet me sukses te plote. Pasi pranoi kerkesen e kryeministrit Sali Berisha, per aplikimin e statusit te vendit kandidat, Topolanek shpjegoi se aplikimi do te kaloje ne duart e Havier Solanes, e me pas do te nise procesi i shqyrtimi. "Kjo procedure mund te miratohet gjate Presidences se ardhshme suedeze te Bashkimit Evropian. Por perpara Shqiperise, ka ende nje pune te madhe per t'u bere", u shpreh Topalanek. Sipas tij, Shqiperia po hyn ne rrugen e saj afatmesme dhe u shpreh se personalisht beson se ky proces do te kurorezohet me sukses te plote dhe keshtu, endrra e shume brezave qe jetuan ne regjimin totalitar do te behet realitet. "Republika ceke do te qendroje perkrah Shqiperise dhe do ta ndihmoje ate, edhe pas perfundimit te Presidences ceke te BE-se", garantoi kryeministri cek, pas pranimit te kerkeses per aplikim te bere nga qeveria shqiptare. Sipas Topolanek, ne rast se cdo vend do te plotesoje kriteret, atehere ai mund te jete pjesemarres i ketij procesi, dhe Shqiperia ka kaluar permes ndryshimeve te jashtezakonshme, te mahnitshme. Ne keto kushte, Topolanek, theksoi se eshte shume i lumtur qe shumica e ketyre ndryshimeve jane bere nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha. "Shqiperia eshte ne te njejten rruge, neper te cilen ka kaluar edhe Republika Ceke. Sot, ajo eshte anetare e NATO-s. Pas ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, me 18 maj do te behet takimi i pare i Keshillit te Stabilizim-Asociimit dhe sot, Shqiperia po dorezon aplikimin e saj per anetaresim ne BE. Pas dorezimit te aplikimit do te filloje procesi standard", vijoi ai. Vetem pak kohe para se Shqiperia te vendoste per aplikimin, per statusin e vendit kandidat, komisionari Olli Rehn dha sinjalet e qarta se Bashkimi Evropian eshte pro zgjerimit. Por ai vuri ne dukje, se vendet e Ballkanit Perendimor, duhet qe te plotesojne standardet e kerkuara. Ne rastin e Shqiperise, nder te tjera realizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, eshte nje kusht i domosdoshem per ne Bashkimin Evropian, ne menyre qe procesi i aplikimit te kaloje ne rrjedhen normale te shqyrtimit dhe miratimit.