Berisha pret delegacionin e TAP: Ky projekt, arritja më e rëndësishme strategjike
TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Konsorciumit të Gazsjellësit Trans Adriatik- TAP kryesuar nga Menaxheri i Përgjithshëm Z. Kjetil Tungland dhe Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë Z. Michael Hoffmann.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrisë, z. Tungland shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen dhe rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Berisha personalisht i luajtën në projektin e TAP-it, pa të cilat nuk do të ishte mundësuar vendimi përfundimtar pozitiv nga Konsorciumi i Shah Deniz-it për përzgjedhjen e TAP.
“Kjo mbështetje e siguruar, ishte veçanërisht domethënëse në vitet e fundit ku Shqipëria u angazhua maksimalisht për përfundimin e të gjithë kuadrit ligjor e rregullator të nevojshëm për konsiderimin e aplikimit të projektit të TAP-it pranë Konsorciumit të Shah Deniz-it.”- u shpreh Tungland.
Gjithashtu ai e njohu Kryeministrin me ecurinë në vijim të projektit të TAP-it lidhur me vendimin për fillimin e punimeve dhe vendimin përfundimtar të investimit nga konsorciumi i Shah Denizit.
Sipas tij, së shpejti puna në Shqipëri do të fillojë për ndërtimin e rrugëve të aksesit në funksion të ndërtimit të gazsjellësit.
Zoti Tungland informoi kryeministrin se konsorciumit të TAP i është bashkuar kompania belge më e madhe e shpërndarjes së Gazit në atë vend Fluxys e cila me ndërtimin e gazsjellësit Belgjikë - Itali e bën TAP-in një projekt për furnizim gazi pan-europian.
Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se për Shqipërinë projekti TAP shënon arritjen më të rëndësishme strategjike pas anëtarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës.
Sipas Berishës, ky projekt jep përgjigje përfundimtare problemit të energjisë në Shqipëri, ndikon në uljen e shpenzimeve familjare për ngrohje dhe gatim.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen e thellë ndaj z Tungland dhe të gjithë ekipit që ai drejtoje për punën e gjithanshme, të jashtëzakonshme që bënë për këtë projekt me rëndësi të madhe strategjike, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë Europën.
Gjithashtu Kryeministri Berisha, në mbështetje të vendimit për TAP-in, theksoi rolin vendimtar të marrëveshjeve ndërqeveritare të arritura mes vendeve tranzit të projektit dhe ato të interesuara të Ballkanit perëndimor, sikurse pa diskutim edhe të largpamësisë së Presidentit Aliyev për përzgjedhjen e projektit të TAP-it.
(er.nu/BalkanWeb)