E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, policia greke pengon nacionalistët - VIDEO

Teksa “Agimi i Artë” lëshonte në kufirin shqiptaro-grek, në Kakavijë, parulla për clirimin e Vorio Epirit dhe protestonte për ngjarjet e Përmetit dhe Himarës, të tjera shoqata nacionaliste greke kanë tentuar të dielën të afrohen në pikën kufitare të Kashticës. 

Ata kishin qëllim të zhvillonin një protestë të ngjashme, për të denoncuar ngjarjet e ndodhura me Kishën e Përmetit. 

Anëtarë të Shoqatës Patriotike e Larisës së bashku me lëvizjen patriotike Imathia dhe Eordaia janë ndeshur në rrugën e tyre, me policinë greke, e cila kishte bërë gardh në afërsi të kufirit, për të mos i lejuar të afrohen. Ata janë përplasur me shefat e policisë, duke kërkuar me ngulm të afrohen në kufi, pasi pretendonin se nuk do të dilnin nga toka greke dhe se nuk do të shkelnin asnjë ligj. 

Presidenti i Shoqatës nacionaliste greke Stelios Hamos ka zbritur nga autobusi dhe ka protestuar fuqimisht duke debatuar me shefin e policisë së pikës kufitare greke të Kristalopigjisë, pranë Kapshticës. 

Drejtori i policisë greke Nikos Stavrakakis përgjigjet se urdhrat për ndalimin e protestës janë dhënë nga drejtori i përgjithshëm i policisë. 

Pas një debati me tone të ashpra, nacionalistët kanë hipur sërish në autobus dhe janë kthyer andej nga erdhën. 

Me sa duket policia greke kishte urdhër për ta ndaluar protestën e tyre në Kapshticë, gjë që nuk ndodhi në Kakavijë, ku neonazistët e Agimit të Artë protestuan përreth një orë dhe bënë thirrje se “do të luftojnë për tokën greke të Vorio Epirit”. 
(Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO - Nacionalistët grekë ndalohen të protestojnë në Kapshticë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›