E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret drejtorin e Festivalit të Filmit Giffoni, Claudio Gubitosi

Tiranë, 26 tetor NOA Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim drejtorin e Festivalit të Giffonit, Claudio Gubitosi.

Berisha i uroi mirëseardhjen, Gubitosit dhe shprehu vlerësimet e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq prestigjioz edhe në vendin tonë, siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë Giffoni.

Kryeministri Berisha theksoi se ky eveniment është një shprehje e rëndësishme e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe një panoramë serioze e arritjeve të filmit për fëmijë dhe një rast shumë i mirë për shkëmbimin e eksperiencave dhe traditave mes të rinjve dhe fëmijëve nga e gjithë bota.

Nga ana e tij drejtori i Festivalit të Giffonit, Claudio Gubitosi u shpreh i kënaqur për këtë takim, si dhe për faktin që ky takim koeçidonte me 40 vjetorin e festivalit të Filmit Giffoni dhe me 25 vjetorin e aktivitetit të këtij Festivali në Shqipëri.

k.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›