E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i Lisbonës shqyrtohet sot në Çeki

Pragë, 27 tetor, NOA - Gjykata Kushtetuese e Çekisë do të mbajë sot seancën e parë në kuadrin e diskutimit të ratifikimit apo jo në këtë vend të Traktatit të Lisbonës.

Gjykata do ti dëgjojë ankimimet nga 17 senatorët, të cilët pohojnë se traktati e cënon integritetin e Republikës së Çekisë.
Këta kanë qenë edhe kundërshtarët kryesorë së bashku me presidentin e këtij vendi, të cilët deri tani e kanë lënë pa miratuar traktatin në fjalë.
Marrëveshja e Lisbonës, e cila synon ta reformojë vendim marrjen në Bashkimin Evropian, do të hyjë në fuqi kur të ratifikohet nga 27 vendet anëtare, por presidenti

euroskeptik i Çekisë, Vaclav Klaus ende nuk e ka nënshkruar.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›