Berisha pret dy delegacione nga Kosova
Kryeministri Sali Berisha, priti dje ne nje takim nje delegacion te larte te Lidhjes Demokratike te Kosoves, te perfaqesuar nga zoti Eqerem Kryeziu, (nenkryetar) zoti Lutfi Haziri, (nenkryetar) dhe zoti Rame Manaj (sekretar i Pergjithshem i LDK-se dhe njekohesisht zevendeskryeminister i Kosoves). Ata i uruan kryeministrit Berisha, fitoren ne zgjedhjet parlamentare dhe njekohesisht e ngushelluan, per renien e kater oficereve te Policise se Shtetit ne perballje me krimin, duke e konsideruar kete si nje mesazh, se lufta kunder krimit te organizuar dhe kriminalitetit ne pergjithesi, do te jete e pa kompromis. Po diten e djeshme kreu i ekzekutivit priti ne nje tjeter takim, kryetarin e Komisionit per Punet e Brendshme dhe Siguri te Parlamentit te Kosoves, Muharrem Mustafa, i cili shoqerohej nga ambasadori i Kosoves ne Tirane. Mustafa ngushelloi kryeministrin, per renien ne krye te detyres te kater oficereve te Policise se Shtetit, ne lufte me krimin.