E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderrohet komanda e NATO-s

Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, mori dje pjese ne ceremonine e nderrimit te komandes se NATO-s ne Shqiperi, ku u angazhua se si vend anetar i NATO-s, do te permbushe te gjitha standardet si nje anetar i tij. Pas 18 muajsh ne krye te kesaj detyre, Gjeneral Brigade, Vasili Kirilov Dimitrov, ne prani te Admiralit Fitzgeral, ministrit te Mbrojtjes Oketa, shefit te Shtabit te Pergjithshem Malaj dhe perfaqesive diplomatike te akredituara ne Shqiperi, i dorezoi detyren, Gjeneral Brigade Dincho Ivanov Karamunchev. "Gjeneral Dimitrov eshte gjeneral i nje karriere te shkelqyer ushtarake, i cilesive te rralla dhe jam i sigurt, qe ka nje te ardhme te madhe si ushtarak ne vendin e tij dhe ne strukturat e NATOS-s", deklaroi Berisha, gjate fjales tij. Por gjithashtu, ai theksoi, se emerimi i tij ne Shqiperi, detyra ne Shqiperi, do te shkelqeje gjithmone ne karrieren e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›