E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti, refuzon hetuesit per te dhene shpjegime ne lidhje me ngjarjen

Tirane- Armet e efektiveve te Grupit te Operacioneve Speciale(GOS), qe moren pjese ne operacionin per kapjen e Dritan Dajtit, do t'i nenshtrohen te gjitha ekspertizave ne Institutin Shkencor te Kriminalistikes.

Nente pistoleta dhe dy arme te llojit automatik, jane derguar dje per ekspertize. Keto arme do te krahasohen me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes, me qellim zbardhjen e aktivitetit te tij kriminal, gjate ketyre 6 viteve ne arrati. Me ane te ekspertizes pritet te zbardhen te tjera ngjarjet e renda ku dyshohen apo ka prova, qe Dajti eshte i implikuar. Burime nga grupi hetimor qe eshte duke u marre me zbardhjen e plote te vrasjes se kater efektivave te policise, thane se kane tentuar serish per te marre ne pyetje Dritan Dajtin, ne menyre te tille qe deshmia e tij te administrohet ne dosjen hetimore, si dhe per te pasur nje version te kesaj ngjarjeje, sipas vete te dyshuarit kryesor. Pavaresisht tentativave te kryera nga grupi i hetimit, Dajti nuk ka pranuar te jape shpjegimet e tij ne lidhje me kete ngjarjeje. Madje mesohet se Dajti ka refuzuar te kontaktoje edhe me hetuesit e ceshtjes. E vetmja deshmi qe prokuroria ka te administruar deri me sot ne dosjen e saj hetimore, eshte deshmia e dhene nga ana e Dajtit, perpara gjykateses se gatshme Marsela Balili. Gjate deklarimit te tij, Dajti i sjelle me barele, ka treguar se diten e arrestimit te tij, kane tentuar ta vrisnin, nderkohe qe ne spitalin e burgut nuk trajtohej mire, por dhunohej nga efektivat e policise. Kjo deklarate e dhene perpara gjykates, nga ana e te akuzuarit per vrasjen e katerfishte, nuk eshte faktuar me prova nga ana e tij. Sipas burimeve nga grupi hetimor mesohet se per zbardhjen e plote te vrasjes se kater efektiveve te policise, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duckollari dhe Kastriot Feskaj, po kryhen verifikime edhe mbi urdhrin qe eshte dhene verbalisht. Mesohet se grupi hetimor ka nisur hetimet e tij per te zbardhur se kush ka qene personi qe ka urdheruar nderhyrjen e efektivave te policise, perpara se te nderhynin forcat e RENEA-s, te cilat ishin nisur ne drejtim te Durresit. Verifikimi per zbardhjen e urdhrit do te nxjerre ne drite pjesen e erret te kesaj ngjarjeje, se cili ishte personi qe urdheroi arrestimin e Dajtit, ne plazhin "Iliria" Durres.

Grupi hetimor, takime me oficere policie nga Durresi

Prokuroret e ceshtjes kane vijuar dje takimet e tyre me personat qe kane marre pjese ne hetimet paraprake pas masakres ne plazh. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, sqarojne se jane kryer takime me oficere policie nga Durresi, qe u moren me hetimet e para. Po ashtu grupi hetimor eshte ne mbledhjen e raporteve, te cilat do te ndihmojne ne zbardhjen e te dhenave te sakta, ne lidhje me armet qe jane perdorur per operacionin diten e 7 gushtit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›