E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret gazetarët gjermanë: Projekti i shqiptarëve, BE-ja

 Ata e informuan Kryeministrin se qëllimi i vizitës së tyre ёshtё njohja nga afër me Shqipërinë, zhvillimet dhe qasjen që qeveria e shoqëria shqiptare kanë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. 
Kryeministri, duke iu përgjigjur interesimit të tyre, bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, teksa theksoi se projekti më i madh për shqiptarët është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Qeveria  e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria - vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore. 

“Falë edhe këtyre reformave”, tha Kryeministri, “ekonomia shqiptare arriti t’i rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Evropa e bota ka njohur”. “Një tjetër aspekt i rëndësishëm, ku janë përqendruar përpjekjet e qeverisë”, tha më tej Kryeministri, “është edhe teknologjia e informacionit”.  “Aplikimin e procedurave dixhitale në shërbimet publike”, theksoi Kryeministri, “e shohim edhe si një nga faktorët e rëndësishëm në rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit. Shëndetësia, turizmi dhe mjedisi janë gjithashtu fusha me fokus të veçantë në programin e qeverisë.

Nё vijim, Kryeministri Berisha paraqiti potencialet që Shqipëria ofron për investime. Duke folur mbi ecurinë e procesit integrues të vendit, Kryeministri vlerësoi normalizimin e situatës politike në vend, duke theksuar se forcat politike po bashkëpunojmë në parlament për realizimin e reformave të kërkuara në kuadër të integrimit evropian. 

Kryeministri shfrytëzoi takimin me gazetarët e mediave prestigjioze gjermane, për të ftuar qytetarët gjermanë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se në këtë vend do të gjejnë jo vetëm panoramën e mrekullueshme, por edhe mikpritjen e shkëlqyer të shqiptarëve. 

Në përbërje të grupit janë përfaqësues të gazetave të mirënjohura “Frankfurter Allgemeine Zeitung", “Tagesspiegel", “Märkische Allgemeine Zeitutng", “Berliner Zeitung”, gazetёs ekonomike “Handelsblatt", revistёs "Spiegel online", stacioneve televizive “West Deutsche Rundfunk" dhe “Mittel Deutscher Rundfunk", filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg" (DBB), radios "RBB", si dhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. /Start/

                                                                                             2012-05-01 14:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›