Francë, Le Pen abstenon: Sarkozi, Hollande janë e njëjta gjë

Marine Le Pen (foto AFP)
Kryetarja e partisë së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, nuk ka dhënë mbështetje për asnjë nga kandidatët për president në Francë. Drejtuesja e partisë së djathtë ekstreme gjatë tubimit me mbështetësit e saj tha se do të vëtojë për asnjërin nga dy kandidatët.
Sarko, Hollande, janë e njëjta gjë. Unë e kam bërë zgjedhjen time. Secili prej jush të bëjë të tijën, tha ajo. “Të dielën do të hedh fletën të bardhë. Nuk ka as të djathtë dhe as të majtë… janë të njëjta fytyra të të njëjtit sistem”.
Le Pen mori 6.5 milionë vota ose 17.9% në total në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ajo e cilësoi suksesin në zgjedhjet e fundit, fillimin e emancimipimit të Francës. Pozicionimi i saj shihej si përcaktues për raundin final, por ajo zgjodhi të mos japë mbështetje për asnjërin.
Një sondazh i fundit tregon se kandidati socialist, Francois Hollande, udhëheq me 10 pikë kundrejt Nikola Sarkozisë. Këtë të mërkurë, Hollande dhe Sarkozi do të ballafaqohen në një debat televiziv. /BBC/
Përgatiti: F.S