E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet euroja në tregun vendas

Gjatë fundjavës dhe vijim, këmbimi i euros në pikat e këmbimit valutor ka shkuar në 140.33 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan nuk ka pasur ndryshime, i cili ditët e fundit është treguar me 106.10 lekë.

Shkaku kryesor i forcimit të euros në treg janë dërgesat e ulëta të emigrantëve, por edhe bursat ndërkombëtare. Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka vend për t’u alarmuar pasi situata është brenda kushteve të pritshme.

Ata që pësojnë më shumë nga forcimi i euros janë ata që kanë marrë kredi në euro, teksa pagat i kanë në lekë. Për ta blerë monedhën evropian do t’iu duhet më shumë para. /Start/

                                                                                             2012-05-01 15:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›