E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia nis punën për ndryshimin e kushtetutës

Ushtria në Turqi është forcë e madhe në jetën politike (foto AFP)

Parlamenti i Turqisë ka ngritur një komisionin për hartimin e kushtetutës së re. Qëllimi është hartimi i një kushtetute më shumë demokratike pasi ajo aktuale është hartuar para 30 vitesh, nën regjimin ushtarak.

Dokumenti themeltar i shtetit turk, i jep shumë fuqi ushtrisë, frenon liritë individuale dhe injoron gjerësisht minoritetet në vend, përfshirë dhe Kurdët. Draft kushtetuta e re pritet të jetë gati në fund të këtij viti.

Me dyshim shihen ndryshimet sa i përket respektimit të autonomisë kulturore të Kurdëve dhe pushtetit të duhet të ketë presidenti. Kryeministri aktual. Taip Erdogan, i cili ka dominuar politikën prej një dekade, nuk e ka fshehur ambicien e tij për të marrë detyrë e presidentit në përfundim të mandatit të fundit si kreu i qeverisë.

Nëse ndryshimet nuk miratohen me konsensus në parlament, Erdogan ka kërcënuar se do ta çojë çështjen në referendum popullor. /BBC/

Përgatit: F.Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›