E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha pret në takim Pacollin, kreu i Aleancës së Re për Kosovën

Tiranë, 30 shtator, NOA - Kryeministri Berisha priti në një takim kreun e partisë Aleanca e Re për Kosovën, Bexhet Pacolli.

Nga ana e tij, Pacolli e uroi kryeministrin për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare dhe i shprehu falënderimet në emër të partisë Aleanca e Re për Kosovën për kontributin që ka dhënë qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë në mbështetje të Kosovës, duke vënë theksin veçanërisht në procesin e njohjes së pavarësisë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Pacollin për punën e tij në mbështetje të njohjeve të reja të Kosovës, duke theksuar se pavarësia e ka ndryshuar në mënyrë pozitive gjendjen e Kosovës.

Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe u shprehen në favor të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›