E Diel, 1 Nëntor 2026

Borchard: Opozita të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR

Një ditë pas thirrjes se ambasadorit të OSBE-së, Bosch dhe të KE-së, Lohan edhe amasadori gjerman Bernd Borchard i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Borchard i ka kërkuar opozitës të zbatojë direktivat e OSBE-ODIHR. "Vendi i opozitës është në Kuvend. Opozita duhet t'i përmbahet deklaratës së Bashkimit Europian dhe të zbatojë direktivat e dhëna nga OSBE-ODIHR", tha Borchard.
Opozita ka bojkotuar Parlamentin duke deklaruar se nuk do të kthehet në Kuvend deri në përmbushjen e kushteve të vendosura prej saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›