E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, publikimi i emrave të ish-spiunëve

Foto Ilustruese

Në Maqedoni gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen publike emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete.

Kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se pas tre ditëve do të bëhen publike emrat e bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete. Ai theksoi se publikimi i emrave në faqen zyrtare të Komisionit të Lustrimit është në përputhje me Ligjin e ri për hapjen e dosjeve, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare brenda komisionit kanë kundërshtuar një vendim të tillë të komisionit, duke kërkuar që procedura e publikimeve të ndërpritet deri në një vendim dhe deklarim të Gjykatës Kushtetuese.

Me ligjin e ri të miratuar nga maxhoranca të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve të kaluara sekrete, kryesisht shumica prej të cilëve dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret ish-jugosllav, UDB do të publikohen në opinion me emër dhe mbiemër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›