E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD hap degën në Fier,Oketa: Koha për frymë të re demokracie

Fryma e Re Demokratike hap degën e saj në qytetin e Fierit. Anëtarët e grupit nismëtar të kësaj force politike zhvilluan një takim me simpatizantë dhe dashamirës të grupimit më të ri politik, me qëllim krijimin e strukturave të kësaj partie.
 

Në këtë takim morën pjesë deputeti Gzmend Oketa sëbashku me ish-deputetin e PD, Aleksandër Biberaj. Gjatë fjalës së tij Oketa theksoi se klasa politike është e varfëruar politikisht, moralisht dhe shpirtërisht dhe se është koha për frymë të re demokracie. Në këtë kontekst ai shtroi nevojën për bashkëpunim në qytetin e Fierit për ta bërë demokracinë realitet.
 

Më tej ai u ndal dhe në pikat kryesore në të cilat bazohet statusi i kësaj partie.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›