E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish Presidenti, Topi: Jam gati për sfida të reja

Topi i dorëzon mandatin, Bujar Nishanit

TIRANE- Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi tha sot në studion e gazetarit, Sokol Balla gjatë presidencës së tij ka fituar një eksperiencë dhe dimension të ri, i gatshëm për sfida të reja.

Kam fituar shumë eskperiencë në atë institucion, i cili të jep shancin edhe të fitosh eksperincë nëpërmjet komunikimit me mjaft personazhe të huaja dhe vendase- tha Topi.

Duke iu referuar gjendjes aktuale të politikës shqiptare, Topi tha se nëse gjërat duhet të vinin duke u përmirësuar, gjërat kanë ardhur duke u përkeqësuar në klimën e demokracisë brenda partive, dhe në jetën parlamentare.

Shqipëria ka bërë progres, vazhdoi më tej Topi, ndërsa shtoi se, ky progres nuk ka ardhur nga  poltika, e cila ushqehet me konflikt.

Sa i përket protokollit, i cili e privoi nga fjala e e fundit gjatë ceremonisë së përurimit të Presidentit, Bujar Nishani, ish presidenti tha se ndryshimi është bërë nga një vendim i Këshillit të Ministrave. Pavarësisht se ndryshimi është bërë në minutën e fundit, nga publiku kjo mund të mos konsiderohet normale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›