Berisha, prezantim analitik 140 emrave te PD
Fatjona Mejdini
Kryeministri Sali Berisha prezantoi diten e djeshme 140 kandidaturat e Partise Demokratike, per zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke theksuar se aspekti njerezor eshte emeruesi i perbashket i kesaj liste. Ne prezantimin e plote te kandidaturave, kryeministri njekohesisht kryetari i PD-se, Sali Berisha, deklaroi se lista ishte nje nderthurje e politikaneve te shquar, akademikeve dhe personaliteteve te njohur nga fushat e ndryshme. "Gershetimi ne kete liste i politikaneve te shquar dhe me integritet, i akademikeve te njohur dhe me kontribute te medha, i personaliteteve te shquara nga te gjitha fushat e kultures, artit, biznesit dhe shkencave, do t'i jape parlamentit te ardhshem nje nivel te ri, qe nuk e ka pasur ndonjehere me pare", deklaroi kryeministri gjate prezantimit te listes ne. Sipas tij, lista e kandidaturave permban ne vetvete, vlerat me te mira elitare dhe qytetare. Po keshtu, kryeministri Berisha deklaroi se kjo eshte nje liste perfaqesuese per mbeshtetesit e PD-se, qe mbart te gjitha vlerat e qenies njerezore. "Lista e paraqitur per legjislaturen e ardhshme, mbart ne teresine e saj vlerat me te shquara morale njerezore dhe vlerat me te arrira elitare. Ekipi i deputeteve te PD-se, mbart prurjet me te larmishme se cdo liste e paraqitur keto 18 vitet e fundit", theksoi Berisha perpara se te prezantonte ne menyre nominale te 140 kandidaturat per deputet. Por kryeministri Berisha, gjeti rastin te konfirmonte se do te vazhdonte bashkepunimin edhe me ata perfaqesues demokrat, te cilet per arsye te numrit te kufizuar te mandatit, nuk kishin arritur te ishin pjese e 140 vendeve qe permbante lista. Kryetari i PD-se, theksoi se i falenderonte edhe ata demokrate, te cilet nuk u perfshine ne liste dhe e cmonte kontributin e tyre te dhene nder vite per PD-ne, jeten parlamentare te demokrateve dhe qeverisjen. "Ne nje liste prej 140 vendesh, jua garantoj se me te drejte ka pasur 1.400 pretendente. Ata qe nuk u perfshine ne te, i garantoj per perkushtimin tim ndaj kontributit te tyre dhe i siguroj se do te vazhdoj bashkepunimin e frytshem me ta", theksoi Berisha per te gjithe te pakenaqurit nga mosperfshirja ne liste. Nga ana tjeter kryeministri falenderoi per punen e tyre, te gjithe deputetet demokrate te mandatit te kaluar, duke vleresuar perkushtimin e tyre ndaj programit te qeverise. Kryeministri vleresoi ne menyre te vecante edhe punen e kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli per organizimin e Kuvendit ne perpjekje per kryerjen e reformave.
"Te mbani telefonin hapur per qytetaret"
Kryeministri, njekohesisht kryetari i PD-se, Sali Berisha i porositi kandidatet per deputete dje, qe te ishin gjithmone te kujdesshem ndaj problemeve dhe halleve te perditshme te qytetareve shqiptare. Sipas Berishes, reformat dhe integrimi ne vend behej per nje jete me te mire te qytetareve dhe prandaj fokusi i tyre, duhet te ishte qytetari i thjeshte. "Telefonat tuaj, duhet te jene te hapur per qytetaret", porositi kryeministri kandidatet per deputet. Sipas tij, deputetet e ardhshem duhet te ndihmojne edhe ne evidentimin e familjeve ne nevoje dhe perfshirjen e tyre ne skemen ekonomike.
"Ne 4 vitet e ardhshme, kompletimi i ndryshimit"
Kryeministri Berisha, premtoi se kater vitet e mandatit te ardhshem qeverises, do te jene vitet e kompletimit total te infrastruktures se ketij vendi. Sipas Berishes, ne mandatin e dyte do te vazhdojne reformave te medha, rritja e metejshme e rrogave dhe pensioneve. Kreu i qeverise pranoi se programi elektoral per kater vitet e ardhshme ishte i veshtire, por ai theksoi se ky program, eshte i realizueshem. Transformimi i Shqiperise, sipas Berishes do te marri formen e plote, ne mandatin e dyte.