E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: S'ka privatizim qe nuk eshte i korruptuar

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne takimin e radhes me elektoratin socialdemokrat te zhvilluar dje ne qytetin e Fierit, ka deklaruar se me qeverine Berisha, nuk ka privatizim qe te mos jete korruptiv, si Albtelecom, ARMO, OSSH etj. "Kjo eshte qeveria qe do te mbahet mend se vjedh me GDP, prandaj ne jemi optimiste, se me largimin e shkaktarit kryesor, qeverise dhe Sali Berishes, eshte e mundur qe ne te nxjerrim vendin nga kriza", deklaroi Gjinushi. Ne kete takim entuziast ai shprehu vleresimin se "Bashkimi per ndryshim", eshte nje bashkim qe e meriton voten, meriton mirebesimin e votuesve shqiptare. Lideri i PSD, duke komentuar mbi kundershtaret ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, tha se perballe tyre eshte nje bashkim kukuvajkash, nje bashkim i deshtuar. "Ne jemi te afte ta drejtojme Shqiperine, jemi te afte te kryejme ato reforma qe nuk u bene duke filluar nga arsimi, shendetesia, pensionet, tre reforma te munguara ne keto 4 vjet", vleresoi Gjinushi. Sipas tij, PSD paralajmeroi ne 2005 qe rikthimi i Berishes eshte rikthim mbrapa. "Po me ate pergjegjesi u themi votuesve edhe tani ne 2009, se qendrimi i tij eshte qendrim mbrapa, eshte qendrim ne krize", ka theksuar ai. Per kreun socialdemokrat, kriza shqiptare e ka emrin paaftesi e kryeministrit, e ka emrin zevendesim i monopoleve shteterore me monopole familjare. Pas ketyre deklaratave, ne fund te takimit, Gjinushi prezantoi ne Fier kandidatet per deputet per kete qark, ku kryesues eshte Engjell Bejtaj dhe Altin Dauti. "Une jam matematikan dhe do t'ju them llogarine e fitores. PSD duke njohur mire kete bastion, te se majtes dhe social demokracise sic eshte Fieri, duke njohur mire sistemin zgjedhor, duke ditur votat qe ka PSD-ja, atehere ne jemi te garantuar qe me 7.000 vota ne Lushnje, 5 mije Divjaka dhe mbi 7.000 vota ne Fier, do te jene 2 deputete qe do te dalin nga ky rreth", perllogariti lideri i kesaj partie, Skender Gjinushi. Sigurisht Fieri, sipas tij, eshte nje bastion, por do nje pune te forte, "prandaj Engjelli dhe Altini kane pranuar sfiden".

D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›