E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i PD-së shprehet i bindur për fitoren më 28 qershor. “Përmasat e fitores, të barabarta më atë të vitit 1992”

Pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme të kryesisë së vogël, dje, rreth orës 20:00, kryetari i Partisë Demokratike prezantoi publikisht nga selia blu listën e 140 kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë gjithë pasdites së djeshme kandidatët për deputetë kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar në selinë blu, ku janë takuar me nënkryetarin Astrit Patozi dhe sekretarin e Përgjithshëm Ridvan Bode. Pas shqyrtimit të fundit të kandidaturave nga kryesia e vogël në limitet e afatit kohor, kryetari i PD-së, Berisha, doli në një konferencë për shtyp, ku bëri publike kandidaturat. I njoftuar nga zëdhënësja se është shtyrë afati i dorëzimit të listës në KQZ për shkak të kërkesës së PS-së, kryetari i PD-së, Berisha, u shpreh se pavarësisht shtyrjes së afatit, ai do të prezantojë kandidatët e fitores. “Ata le ta shtyjnë. E shtyjnë se kanë frikë nga njëri-tjetri. Kur të duan t’i prezantojnë”, - është shprehur Berisha.
Tirana
Ashtu sikurse ishte bërë publike dhe më parë, listën e PD-së e kryesojnë ministrat, këshilltarët e kryeministrit Berisha dhe disa anëtarë të Kryesisë. Në listë janë përfshirë një sërë emrash të rinj, ndërkohë që janë fshirë deputetë me kontribute në PD. Vetë kryeministri Berisha, pasi bëri një bilanc të punës 4-vjeçare të qeverisë, deklaroi se PD-ja “shkon në zgjedhje me një fond elektoral që s’e ka pasur kurrë në historinë e saj”.
Listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës e kryeson vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha. I dyti do të jetë kryetari i degës së PD-së Tiranë, Aldo Bumçi. Risia e kësaj liste është aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Rajmonda Bulku, në vendin e tretë në listën e Tiranës. Në vend të katërt Bujar Nishani, të cilin Berisha e cilësoi si një nga ministrat më të respektuar. Më pas Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Genti Strazimiri, Florian Mima e Ilir Rusmali, të cilin Berisha e cilësoi si një ndër juristët më të mirë. Lista vazhdon me Myqerem Tafajn, Luan Skuqin, Tritan Shehun, Viktor Gumin, Arben Imamin, Lajla Pernaskën, Vaskë Tabakun, Jorida Tabakun, Edit Harxhin, Altin Ndroqin, Kastriot Sulkon, Galip Ramadhin, Taulant Binon, Ermal Domin, zëvendësministër i Drejtësisë, Gjergji Bojaxhiun, Indrit Fortuzin, futbollist,
Arben Qiriakon, Ferdinad Shehun, Jera Krujën, mjeke, Arta Sakjen, të cilën Berisha e cilësoi si një “aktiviste të njohur të PD-së, e vendosur dhe me kontribute të veçanta në lëvizjen demokratike”. Lista e Tiranës vazhdon me Migena Reçin, Genti Sulën dhe Ylber Vatën.
Qarqet
Ndërkohë që listën e qarkut të Durrësit e kryeson deputeti aktual Ferdinand Xhaferri, këshilltarja e Berishës, Albana Vokshi dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Listën e qarkut të Lezhës e kryeson Edi Paloka dhe profesori i Gazetarisë, Mark Marku. Astrit Patozi kryeson listën e qarkut të Vlorës dhe pas tij deputeti Ardian Kollozi. Në Gjirokastër kryeson ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, në Berat Genc Pollo, në Dibër Jemin Gjana, në Korçë Ridvan Bode, në Fier Sokol Olldashi, në Elbasan Lulzim Basha dhe në Shkodër Jozefina Topalli.

Lista e Kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike

Qarku Tiranë
1-Sali Berisha
2-Aldo Bumçi
3-Rajmonda Bulku
4-Bujar Nishani
5-Majlinda Bregu
6-Gerti Bogdani
7-Genti Strazimiri
8-Florian Mima
9-Ilir Rusmali
10-Myqerem Tafaj
11-Luan Skuqi
12-Tritan Shehu
13-Viktor Gumi
14-Arben Imami
15-Lajla Pernaska
16-Vath Tabaku
17-Jorida Tabaku
18-Edit Harxhi
19-Altin Ndroqi
20-Kastriot Sulfo
21-Gani Pramolli
22-Taulant Bino
23-Ermal Dobi
24-Gjergji Bojaxhi
25-Indrit Fortuzi
26-Arben Qirjako
27-Ferdinad Shehu
28-Jera Kruja
29-Arta Sakja
30-Migena Reçi
31-Genti Sula
32-Ylber Vata

Qarku Lezhë
1-Edi Paloka
2-Mark Marku
3-Paulina Hoti
4-Gjok Vuksani
5-Gjovalin Prenga
6-Majlinda Trasha

Qarku Vlorë
1-Astrit Patozi
2-Ardian Kollozi
3-Leonard Demi
4-Kosta Barka
5-Laureta Bejkosala
6-Bujar Leskaj
7-Glori Husi
8-Nexhmie Xhuveli
9-Arbër Shehu
10-Elsa Gjini
11-Lorena Ymeri

Qarku Gjirokastër
1-Genc Ruli
2-Spiro Ksera
3-Arben Xhuni
4-Teuta Kalemi
5-Pëllumb Peçani

Qarku Berat
1-Genc Pollo
2-Mehmet Xheka
3-Lefter Maliqi
4-Thoma Rumnicci
5-Bujar Hoxha
6-Miranda Haxhia
7-Dhori Kule

Qarku Dibër
1-Jemin Gjana
2-Shrefedin Shehu
3-Bedri Hoga
4-Selami Xhepa
5-Mirjana Bulku
6-Idriz Xhumara

Qarku Kukës
1-Flamur Noka
2-Besnik Dusha
3-Fatos Hoxha
4-Evelina Koldashi

Qarku Durrës
1-Ferdinand Xhaferri
2-Albana Vokshi
3-Gazmend Oketa
4-Ylli Lame
5-Osman Metalla
6-Eduard Halimi
7-Igli Cara
8-Ndriçim Babasi
9-Sami Gjergji
10-Liliana Kola
11-Eglantina Bekteshi
12-Dardan Domi
13-Besa Qesja

Qarku Fier
1-Sokol Olldashi
2-Ilir Bano
3-Mesila Doda
4-Enkelejd Alibeaj
5-Vasillaq Ngresi
6-Fatos Beja
7-Eno Bozdo
8-Blerim Koreshi
9-Ramadan Krasniqi
10-Fredinand Murati
11-Daut Sulaj
12-Vasilika Hysi
13-Majlinda Vërria
14-Stravri Ristani
15-Nevila Bani
16-Suzana Lumani

Qarku Korçë
1-Ridvan Bode
2-Gjergji Papa
3-Ledina Pajolli
4-Edmond Spaho
5-Fatbardh Kadilli
6-Ismail Hoxha
7-Elfrida Zefi
8-Jonela Spaho
9-Eduard Ypi
10-Alfred Gega
11-Niko Dudo
12-Zine Çaholli

Qarku Elbasan
1-Lulzim Basha
2-Ardian Turku
3-Adriana Gjoni
4-Rrahim Tota
5-Dashnor Sula
6-Luçiano Bocci
7-Sybih Hida
8-Aurel Bylykbashi
9-Bexhet Muçi
10-Mimoza Hasekiu
11-Blerina Çotaj
12-Erind Bakalli
13-Valdede Kongoli
14-Qamil Dika

Shkodra
1-Jozefina Topalli
2-Astrit Bushati
3-Arenca Trashani
4-Gëzim Dibra
5-Gjok Uldedaj
6-Paulin Sterkaj
7-Ndue Paluca
8-Gjovalin Çuli
9-Ramiz Çobaj
10-Shpresa Tepelia
11-Fatbardh Spahia

20 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›