E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kjo është qeveria e standarteve të larta

Zëvendëskryeminitri dhe Ministri i jashtëm Ilir Meta në seancën plenare theksoi se maxhoranca e sotme dhe qeveria e integrimit dolën si rezultat i votëbesimit të qytet dhe morën vlerësim pozitiv nga ndëkombëtarët.
Kjo është qeveria që do të sjellë standartet më të larta të qeverisjes dhe shërbime më cilësore të qytetarëve theksoi Meta duke shtuar se LSI-ja ka një marrëveshje transparente që në thelb ka integrimin e Shqipërisë, reformat në shëndetësi, arsim dhe heqjen e vizave. Sipas Metës objektivi kryesor i kësaj qeverie është rritja e cilësisë dhe zbatueshmërisë së ligjeve të cilat janë reformat që na bashkojnë me Bashkimin Europian.
"6 vjet më parë dhashë dorëheqjen si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm sepse qeveria që prezantoja nuk po përmbushte reformat që kërkonte BE dhe sot jam këtu sepse LSI-ja u ngrit për të kontribuar dhe prandaj ne nuk mund të mungonim për të dhënë kontributin tonë historik që të përmbushim fazën më të rëndësishme atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian" përfundoi Zëvendëskryeministri Meta.
Gjithashtu Meta i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në parlament për të kontribur për reformat dhe për korigjimin e kodit zgjedhor që ajo vetë e hartoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›