E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, pranga ish deputetit të PD-së

DURRËS- Ish deputeti i PD-së, Flori Bajramaj dhe ish kryetari i këshillit teknik në KRRT-në e Durrësit është arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës,
Sipas burimeve të policisë, Flori Bajramaj, 38 vjeç, lindur e banues në Durrës u prangos në kuadër të operacionit të koduar "Shkëmbi i Kavajas" dhe bashkë me të u ndalua edhe 50-vjeçari Pasho Beqiri. Ndalimi i tyre u bë pasi gjykata ka dhënë ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg".
Burime policore bëjnë me dije se të dy, akuzohen për "Shpërdorimit të detyrës", vepër penale kjo e kryer nga Pasho Beqiri në kohen kur ai kryente detyrën e Kryetarit të Këshillit Teknik dhe Relatues në KRRT-në e Komunës Rrashbull.
Kurse për ish-deputetin Flori Bajramaj, arrestimi u bë se në kohën kur kryente detyrën e Anëtarit të Këshillit Teknik në Komunën Rrashbull, në bashkëpunim me Beqirin, kanë kaluar për shqyrtim dhe miratuar njëkohësisht në KRRT-në e kësaj Komune disa kërkesa për sheshe dhe leje ndërtimi, në prone publike në kundërshtim me ligjin për Urbanistikën.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›