E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi apel partive: Bashkëpunoni për të mirën e vendit

ERSEKË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot paradite një vizitë pune në qytetin juglindor të Ersekës të rrethit të Kolonjës, ndërsa nuk nguroi të këshillojë forcat politike të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Partitë politike të vazhdojnë bashkëpunimin duke e ditur që ai është në të mirë të vendit”, tha Presidenti.

I pyetur në Ersekë e për krijimin e një partie të re, kreu i Shtetit u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet detyrën e tij si president, por edhe vendimet kushtetuese, duke lënë të kuptohet që është herët të flitet për këtë cështje.

“Do vazhdoj deri në fund do zbatoj me rigorozitet detyrën e Presidentit dhe vendimet kushtetuese. Çdo lloj aludimi tjetër është i kotë”, tha Topi ndërsa shtoi se pasi t’I japë fund Presidencës i takon të flaës për të ardhmen e tij në politikë.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Ali Laho, përfaqësues të këshillit bashkiak, deputeti i zonës, si dhe nga intelektualë e personalitete të njohura të zonës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›