E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha privatizon aksionet e Albtelecomit

Qeveria shet aksionet e ndërmarrjeve shtetërore të privatizuara
Këshilli i Ministrave miraton paketën e privatizimit të aksioneve të qeverisë në Albtelecom. Sipas kryeministrit Berisha, nga privatizimet 10 për qind e vlerës do të kalojë si fond për kompensimin e pronarëve dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Gjithashtu, u miratua edhe paketa e vendimeve për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Kjo paketë e vendime, thekson Berisha në mbledhjen e këshillit të ministrave, përbën bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm, anëtar të NATO.   Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi paketën për privatizimin e aksioneve të qeverisë në Albtelekom. Kryeministri Berisha u shpreh se, pas privatizimit të ARMO-s dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH-së, ky proces do të vazhdojë me shitjen e aksioneve të qeverisë në të gjitha sipërmarrjet, ku qeveria është aksionere. Praktika tregon se është një mendësi tejet e tejkaluar aksionerizmi i qeverisë. Ndaj pas një procesi shumë të suksesshëm me AMC, duhet të presim një proces tjetër të suksesshëm me shitjen e aksioneve të qeverisë në Telekom. Privatizimi përbën një nga premtimet madhore të kësaj qeverie, si dhe mbajtja e tij të plotë. Faktikisht, u realizuar me sukses privatizimi i Albtelekom, ARMO-s, OSSH-së, është në negocim kontrata për INSIG, u shitën aksionet e qeverisë në AMC, do të shiten dhe aksionet e qeverisë në Telekom, u shpreh Kryeministri. Në të gjitha ndërmarrjet, ku qeveria është aksionere, - u shpreh Kryeministri aksionet do të shiten dhe siç është përcaktuar në ligjin e miratuar nga parlamenti, 10 për qind e vlerës nga të gjitha këto privatizime do të kalojë  për kompensim të pronarëve dhe dëmshpërblim të të përndjekurve politikë. Kështu që, fondi si i dëmshpërblimit, ashtu edhe i kompensimit, do të kenë rritje të ndjeshme progresive, përveç rritjes direkt edhe nga burime të tjera. Fondet e privatizimit janë fonde shtesë për këtë qëllim. Gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave u miratua edhe paketa  e vendimeve për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Kryeministri Berisha tha se procesi i ratifikimit të Protokollit do të kompletohet në afatin më optimal, që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Berisha theksoi se paketa e vendime përbën bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm, anëtar të NATO-s. Duke evidentuar faktin se procesi i ratifikimit nga vendet anëtare të NATO-s të Protokollit të anëtarësimit për Shqipërinë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për këto vende dhe shprehu bindjen se procesi i ratifikimit do të përfundojë së shpejti. Procesi i ratifikimit të Protokollit po ecën me shpejtësinë më të madhe të mundshme dhe dua ti shpreh një mirënjohje të thellë ndaj të gjitha vendeve anëtare që përparësuan ratifikimin e Protokollit në një kohë rekord. Ky proces do të kompletohet në afatin më optimal që do të përcaktojë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, u shpreh Kryeministri. Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë në Traktatin e Aleancës së Atlantikut të Veriut është ratifikuar nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të NATO-s. Për ligjin Kthimin dhe Kompesimin e Pronës, qeveria vendosi që  Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, për sipërfaqen e tokës së dhënë ka të drejtë tia shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij.  Kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit.  Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar. Gjithashtu, qeveria në mbledhje vendosi  shpronësimin,  për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i rrugës Skëndërbeg,  në Bashkinë e Shkodrës .  Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel?n, q? i bashk?lidhet k?tij vendimi, për sipërfaqen 287.86 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e gjashtë) m², tokë/truall, dhe 78.85 (shtatëdhjetë e tetë pikë tetëdhjetë e pesë) m² ndërtesë, me vlerë të përgjithshme  shpronësimi 7 914 549 (shtatë milionë e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e nëntë) lekë.

Email This Klikime: 9

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›