Gjykata Berisha akuzon Ramen

Kryeministri tha se pr/ligji dhe ngritja e gjykates ishin nje ndihme e Shteteve te Bashkuara per Shqiperine cka e ben akoma me te rende refuzimin e socialisteve per ta votuar.
Te refuzosh ndihmen bujare dhe te kthesh nje ligj te votuar nga Kongresi i vendit mik nuk ka gje me te turpshme e absurde. Tregoju zoti rama shqiptareve perse e bere kete. Mashtrove ja perse. SHBA tani nuk pranojne te dorezojne ndihmen. Por kjo u be sepse me gjykaten administrative ai nuk vendos dot me 20 per ndertuesit. Korrigjo veten dhe te votojme ligjin i eshte drejtuar Berisha Rames.
Pavaresisht ketyre kritikave kryeministri e ftoi zotin Rama per ta kaluar bashkarisht pr/ligjin.
Nderkohe te henen paradite kryrtari i Partise Socialiste Edi Rama eshte takuar me zv/ambasadoren e Shteteve te Bashkura ne Tirane Deborah Jones.
Takimi eshte zhvilluar ne zyren e Edi Rames ne Bashkine e Tiranes larg kamerave dhe gazetareve qe stacionohen paradite ne seline e Partise Socialiste.
Burime per Top Channel konfirmojne se nje nga temat kryesore te takimit te zotit Rama me zv.ambasadoren amerikane ka qene projektligji per Gjykaten Administrative.
Gjate bashkebisedmit te fundit me gazetare zoti Rama the se njihej qendrimi parimor i socialisteve ndaj Parlamentit per te mos votuar asnje ligj pa bere me pare transparencen.
Por po ashtu zoti Rama tha se i druhej kontrollit te Gjykates Administrative nga ekzekutivi dhe se pr/ligji kishte mangesi te verejtura edhe nga partneret nderkombetare.
Burime politike shprehen optimiste se nje rrugedalje mund te gjehet dhe pr/ligji qe ekziston prej 2 vjetesh te votohet me ne fund per ti hapur rruge ngritjes se gjykates qe mendohet se do te mbroje biznesin nga arbitrariteti i administrates.