Meta PE vleresoi arritjet e qeverise

Gjate ketij viti ne kemi arritur te konfrontojme nje proces jetik per integrimin e Shqiperise dhe ne nje vit ne arritem te permbushim te gjitha kushtet e udherrefyesit per heqjen e vizave ka deklaruar Meta.
Sipas tij Parlamenti Evropian me votimin e tij ka vleresuar reformat e shumta te ndermarra nga qeveria e cila ka bere investime te jashtezakonshme.
Keto arritje jane me qindra ligje te bera vendime qeverie dhe akte te tjera nenligjore. Jane investime te jashtezakonshme jane lufte kunder krimit te organizuar. Ndaj dhe votimi i PE nuk ishte nje vote vetem per Shqiperine dhe shqiptaret por nje vleresim i arritjeve te jashtezakonshme te qeverise ka pohuar Meta.
Megjithate numri dy i qeverise ka pranuar se vendi ka ende shume pune per te arritur integrimin evropian dhe per kete ka kerkuar mbeshtetjen e simpatizanteve te LSI-se ne mbare vendin.
Ai ka nenvizuar se integrimi eshte pikerisht detyrimi qe partia e tij qendron ne koalicionin qeverises te cilin do ta vazhdoje deri ne fund.
Ne jemi ne koalicion me PD per shkak te nje marreveshjeje asaj per integrim dhe ne do ti qendrojme asaj marreveshjeje pasi ajo eshte per shqiptaret ka theksuar Meta.
Gjate fjalimit te tij ai ka sulmuar edhe Partine Socialiste ndonese pa e permendur me emer. Shqiptaret jane lodhur me bojkotet dhe me fjalimet anti-amerikane dhe anti-evropiane eshte shprehur Meta.
Ai ka shtuar me tej se ne zgjedhjet e ardhshme lokale LSI do te arrije nje rezultat spektakolar ne menyre qe Tirana tu kthehet qytetareve te saj.