E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat BE Frike nga emigrimi masiv i shqiptareve

Tanja Fajon paralajmeron se nese shkelen kushtet do rikthehen vizat. Eurodeputetja pergenjeshtron Berishen Nuk eshte e vertete qe opozita ka punuar kunder vendimit per heqjen e vizave


TIRAN- Autoritetet e Bashkimit Europian i frikesohen largimit masiv te shqiptareve pas liberalizimit te vizave ashtu sic ndodhi me shtetasit serbe dhe maqedonas. Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Europian Tanja Fajon kerkoi nga autoritetet shqiptare qe te informojne qytetaret mbi rregullat e levizjes se lire.


Duhet te informoni qytetaret se cdo te thote liberalizim kam frike qe qytetaret mund te perdorin kete ne menyra te ndryshme dhe kjo do te jete problem per qeverine dhe politiken- u shpreh Fajon.


Raportuesja per Shqiperine paralajmeroi vendin tone se ne rast se ky rregull nuk do te zbatohet atehere mund te kete nje rikthim te regjimit te vizave per shqiptaret.
Qytetaret te kuptojne se liberalizimi i vizave do te thote te qendrosh vetem 3 muaj nuk te jep te drejte per pune azil apo nenshtetesi ne te kundert disa vende mund te rikthejne regjimin e vizave- tha Fajon.


Duke folur per votimin qe pritet te ndodhe ne Keshillim e Ministrave me 8 nentor eurodeputetja u shpreh e sigurt se vendet anetare te Bashkimit Europian do ti japin driten jeshile propozimit te Parlamentit Europian per heqjen e vizave per qytetaret e dy vendeve ballkanike.


Sipas raportueses Fajon Shqiperia teknikisht i ka plotesuar te gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme. Pres qe vendet anetare ta pranojne ne fillim te nentorit propozimin dhe te japin driten jeshile. Shqiperia teknikisht i ka arritur te gjitha kriteret. Nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme- deklaroi Fajon.


Eurodeputetja vleresoi procesin e liberalizimit si teknik duke rrezuar pretendimet e mazhorances se opozita ka qene pengese per liberalizimin e vizave per vendin tone. Gjithsesi eurodeputetja Fajon sqaroi se situata politike ne Shqiperine gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka ndihmuar shume ne procesin e heqjes se vizave per qytetaret.


Pak dite me pare raportuesja per Shqiperine ne BE njeheresh edhe nismetarja e rezolutes per liberalizmin e vizave per vendin tone Fajon deklaroi se shqiptaret dhe boshnjaket do te mund te udhetojne te lire para Krishtlindjeve.


Rezoluta e hartuar nga ajo u miratua javen e kaluar nga Parlamenti Europian me 538 vota pro 47 kunder dhe 41 abstenim.
Votimi i radhes dhe i fundit eshte ai i 8 nentorit nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian.


Raporti i raportueses sllovene Fajon thekson se dy vendet i kane permbushur kriteret per liberalizimin e vizave nderkohe qe po behet progres per pjeset e mbetura te kritereve. Dokumenti i perpiluar nga Fajon shkruan se Shqiperia ka bere progres per arritjen e ketij qellimi.


Me gjithe kundershtite e disa eurodeputeteve raporti kaloi pa ndonje problem ashtu sikurse ishte paralajmeruar nga kreret kryesore te grupimeve politike ne kete Parlament dhe nje gje e ngjashme pritet te ndodhe edhe nga Keshilli i Ministrave pavaresisht disa rezervave te Frances.

Haxhinasto diskuton me studentet rreth vizave


Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto priti dje nje grup studentesh me te cilet bisedoi rreth procesit te liberalizimit te vizave.


Kryediplomati shqiptar i informoi studentet se procesi i liberalizimit te vizave do te shoqerohet me programe te vecanta studimi dhe trajnimi afatshkurter per te rinjte te cilet do te perfitojne nga projekte te ndryshme qe po negociohen me vendet anetare te BE-se.


Shume shpejt te gjithe shqiptaret duke pasur ne dore nje pasaporte biometrike do te kene mundesi te levizin pa viza drejt hapesires Shengen. Ky eshte nje lajm i shumepritur lajmesit me te mire te te cilit jane te rinjte si perfituesit me te medhenj te ketij procesi- tha Haxhinasto.


Ne kuader te informimit te qytetareve per kushtet qe ka heqja e vizave ministri Haxhinasto sqaroi se shtetasit shqiptare duhet te respektojne te gjitha rregullat e Bashkimit Evropian duke zbatuar detyrimin per te mos qendruar me shume se 90 dite ne hapesiren Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›