E Diel, 1 Nëntor 2026

Turku Opozita nuk do hetim te zgjedhjeve

Sipas nenkryetarit te parlamentit Ardian Turku Opozita po kerkon vetem nje pretekst per protesta.


Mazhoranca eshte e gatshme qe te miratoje cdo propozim te opozites per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare por pa shkelur sipas tij Kushtetuten

TIRAN- Nenkryetari i parlamentit njeheresh edhe deputet i Partise Demokratike Ardian Turku ne nje interviste per gazeten Shekulli deklaron se mazhoranca eshte e gatshme qe te miratoje cdo propozim te opozites per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare por pa shkelur sipas tij Kushtetuten.


Lidhur me djegien ose jo te fleteve te votimit nga KQZ per deputetin e qarkut te Elbasanit procesi eshte i vonuar pasi sipas tij ky institucion ka detyrim per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe te infrastruktures qe do te nevojitet.


Nderkohe ai hodhi poshte zerat per ndryshime te reja ne kabinetin qeveritar duke deklaruar se qeveria eshte e perqendruar te reformat. Per sa i perket situates se brendshme ne PD Turku eshte ne favor te grupimit qe kerkon largimin e ministrave nga funksionet partiake.

Edhe pse palet u ulen ne diskutime per zgjidhjen e krizes politike ato nuk e kane arritur ende nje gje te tille.


PS ka pranuar ngritjen e komisionit hetimor dhe lenien jashte hetimit te fleteve te votimit derisa te shprehet Komisioni i Venecias me kushtin e vetem qe te mos digjen fletet e votimit. Perse mazhoranca nuk e pranon dicka te tille
Kam pershtypjen qe nuk po kuptohet loja e opozites. Opozita nuk do qe te hetohen zgjedhjet nuk e ka kete qellim.


Ajo e di shume mire qe nuk i jane vjedhur zgjedhjet qe rezultati eshte real dhe se parregullsite e konstatuara e qe duhen rregulluar jane pergjegjesi e te dy paleve komisionereve.


Sigurisht qe ajo do qe te hiqet si viktime dhe per kete ka ngritur dhe mban te ngritur nje pseudokauze me djallezine e shkaterrimit te besimit tek PD-ja dhe qeveria. Le te hedhim nje veshtrim me kujdes. Kur u mbyll votimi dhe ne ditet e para te numerimit te votave me 28 qershor 2009 cdo gje ishte ne rregull sipas vete deklarimeve te tyre.

Kur po perfundonte numerimi dhe u pa qarte humbja e PS-se filluan te iniciohen incidente. Gjate muajit korrik kur kishte afat ligjore per kontestime ne Kolegjin Zgjedhor nuk u ndermor asnje veprim por lidershipi i majte pas euforise se fushates me moton cohu i coroditur nga humbja perpiqej te kuptonte si ishte katandisur dhe cdo te behet.


Ne fund te korrikut deklaronte se i njihte zgjedhjet dhe se do ishte i pranishem ne parlament ne fund te gushtit Rama deklaronte brenda partise me rivotoni si kryetar i partise se ju sjell ne pushtet duke rrezuar Sali Berishen.


Ne fillim te shtatorit te majtet e shpallur deputete nga KQZ refuzuan betimin dhe pjesemarrjen ne parlament. Pikerisht kur kishin afatet kohore ligjore per ngritjen e komisionit hetimor nuk bene kete por moren rruget ne protesta duke sfilitur militantet dhe administratat socialiste.


Sepse nuk donin hetim por i duhej preteksti i hetimit. Kur u digjeshin mandatet u futen ne parlament dhe kerkonin ndryshime ligjore ne ligjin per komisionet hetimore ndermjet te cilave edhe zgjatje te afatit qe vete e kishin djegur duke ndenjur ne rruge. Dihet qe ne votuam komisionin ne parlament dhe ato qe e kerkuan nuk e votuan dhe pse


Sepse donin qe ne te miratonim nje nen ku te thuhej qe te hapen kutite e numerohen votat. Pra duke dale mbi atributet e gjyqesorit pa konsideruar Gjykaten Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias. Sepse nuk donin hetim por i duhej preteksti i hetimit.


Delegacioni i PE-se me ne krye kryetarin e Asamblese ia tregoi kete rruge Berisha dhe Rama e pranuan kete ne bisedime por Rama devijoi te nesermen. Pikerisht rrugen qe duhet te bente nje kerkese e nepermjet Gjykates Kushtetuese ti adresohej Komisionit te Venecias per interpretimin e perputhshmerise me kuadrin ligjor te hapjes se kutive me fletet e votimit. Pikerisht kete rruge qe gjoja pranon dhe kerkon sot duke u shtirur sikur po toleron.


Por eshte vone pasi po vijne zgjedhjet vendore dhe KQZ-ja ka detyrime institucionale e ligjore per kutite e zgjedhjet e ardhshme dhe nuk mund te ndjeke humorin e opozitarit Rama qe hiqet si fitimtar. Une besoj qe si para nje viti tani dhe mbas nje viti ka vend e njejta logjike qe nuk vendos parlamenti per trajtimin ndryshe te materialeve zgjedhore ne disa kuti dhe ndryshe per fletet e votimit ne kutite e tjera.


Kjo nuk eshte ne tagrin tone por eshte e sanksionuar ne ligj. Ose ruhen te gjitha dhe pritet mendimi i komisionit te Venecias ose KQZ-ja i hap te gjitha dhe njekohesisht djeg fletet e votimit. Neni perkates kete thote.


Kjo eshte arsyeja e vetme e mazhorances. Ndersa arsyeja e vetme e opozites eshte mos hapja e kutive prandaj dhe as ka bere e as do qe te beje kerkese. Sepse nuk duan hetim por i duhet preteksti i hetimit.


Prandaj dhe kur eshte koha per nje kerkese dhe veprim bazuar ne ligj opozita merret me protesta e greva dhe kur afatet skadojne apo nuk ka me kohe bejne gjoja leshime ndaj mazhorances.


Pergjigja jone ka qene gjithmone e qarte dhe mbetet e tille pranojme cdo gje dhe bejme cdo leshim qe nuk prek ligjin dhe pavaresine e pushteteve. Une nuk do te cuditem qe Rama ti drejtohet gjykates por nese ndodh do te ndodhe kur te jene shkaterruar zgjedhjet vendore dhe cenuar ecuria e integrimit. Sepse ai nuk do hetim por do pretekstin e hetimit. Kerkesa me gjasa do mbese ne leter dhe faji do ti hidhet mazhorances.


Kur mendohet qe te futet ne punen e Kuvendit ngritja e Komisionit te ri hetimor per zgjedhjet


Komisioni eshte i ngritur dhe jemi gati ta ringreme kur te deshiroje opozita. Por ne rishikimin e ligjit domosdoshmerish ne nuk do te pranojme asnje nen qe cenon pavaresine e gjykatave. Ndarja e pushteteve eshte parim themelor i funksionimit te nje demokracie.


Ne programin e punimeve te Kuvendit eshte serish ligji per Sherbimin Informativ Shteteror. Perse kjo vendosmeri e mazhorances kur amendimet e ketij ligji jane kundershtuar edhe nga faktori nderkombetar


shte nje pyetje qe e ka marre pergjigjen perseritshem. Madje edhe ish kryetari i SHISH i kohes se PS-se z. Fatos Klosi pohon qe nuk ka asnje ndryshim por sanksionohen raporte qe realisht ekzistojne midis institucioneve te shtetit.


Besoni se nje ligji i tille mund te tensionoje edhe me tej klimen politike ne vend


Nuk mendoj qe pikerisht kjo do te tensionoje klimen politike ne vend. Ne fakt strategjia e tensionit eshte strategjia tashme e zgjedhur nga opozita. Dhe me sa kuptoj kjo do te ndodhe bie fjala edhe ne ndonje projektligj per laraskat.


E kam fjalen qe cdo gje po perdoret dhe do te perdoret si pretekst. Madje sulmi ndaj cdo gjeje po na pengon te shohim e marrim me dashamiresi gjera qe ndoshta jane racionale.


Mazhoranca votoi dy here per dekretin e presidentit per ligjin e pronave cka eshte pranuar edhe nga Kuvendi. Nga ana e saj PS e ka cilesuar uzurpim te institucioneve. Sa e ligjshme eshte dhe cfare do te behet me tej me kete ligj


Ligji per pronat eshte votuar dhe ndjek rrugen normale si gjithe te tjeret. Opozita nese ka kontestime duhet te ndjeke rrugen sipas rregullores. Ligji nuk eshte votuar dy here pasi ai qe opozita e quajti votim i pare per arsye teknike defekti nuk prodhoi rezultat pasi nuk pasqyroi drejte votat e te pranishmeve.


Partia Demokratike ende nuk ka zhvilluar zgjedhjet per strukturat drejtuese te saj. Perse kjo vonese


Besoj qe se shpejti pas Keshillit Kombetar tashme te zgjedhur do te kemi edhe kryesine e re dhe drejtuesit e rinj.


Disa deputete kane hedhur idene se personat qe kane poste ne qeveri sduhet te kene poste drejtuese ne parti. Cili eshte mendimi juaj


Mendoj si jo te pershtatshem qe programin qeverises dhe fitues ne zgjedhje ta implementojne te tjere njerez apo si te thuash dualizmin me nje ekip ne qeveri dhe nje tjeter ne parti. Sidoqofte per disa poste qe kane te bejne me mirefunksionimin e partise mund te mendohet per ndarje. Besoj qe nuk ka receta.


Me 8 maj jane edhe zgjedhjet vendore. Ke shihni si kandidat te PD-se per Tiranen


Mendoj se kryesia e re do te percaktoje edhe strategjite qe do te ndiqen. Perzgjedhja e emrave do te jete pjese e saj.


Cilat do te jene ndryshimet e reja ne kabinetin qeveritar

Strategjia e opozites per te helmuar perceptimin qytetar krijon edhe idene e gabuar per ndryshime ne kabinetin qeveritar. Konstatoj me kenaqesi qe agjenda e integrimit europian avancon me ritmet e parashikuara.


Do te donim qe opozita te leshonte frenat me te cilat pengon vendin. Besoj qe nuk mund te penalizosh ministra duke u nisur nga konferencat per shtyp te PS-se. Nese do te kete ndryshime eshte shefi i qeverise ai qe e gjykon se pse cfare dhe kur do ti beje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›