E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD "pret kokat" e gjyqtareve te Delijorgjit

Tirane- Tre gjyqtaret e Apelit Ushtarak, te cilet favorizuan Mihal Delijorgjin, nje nga te akuzuarit per tragjedine e Gerdecit, jane shkarkuar dje nga detyra. Kjo ka qene masa disiplinore e marre nga Keshilli i Larte i Drejtesise, ne mbledhjen e tij te radhes, e cila u be pa prezencen e medias dhe nuk ka qene me pare e programuar. Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, beri me dije gjate nje konference per shtyp, se procedimi penal ndaj gjyqtareve Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo, ka filluar mbi bazen e nje ankese te bere publike nga mediat vizive dhe te shkruara. Sipas tij, shkarkimi u be me shumice votash, pasi ishin evidentuar shkelje ligjore ne ngarkim te tyre.

"Ceshtja penale e gjykuar nga tre gjyqtaret e siperpermendur dhe e sjelle per diskutim para KLD-se, i referohet procesit penal ne ngarkim te shtetasit Mihal Delijorgji, i akuzuar per kryerjen e veprave penale te "falsifikimit te vulave, stampave ose te formulareve", si dhe "Kontrabandes me mallra te tjera'", tha Spahiu. Nga ana e trupes gjyqesore, qe ka qene e perbere nga tre gjyqtare, eshte vendosur gjithashtu mbi padine civile me pale paditese Dega e Doganes Durres, pale e paditur Shoqeria Tregtare "Perparimi" sh.a., me objekt detyrimin e shoqerise se sipercituar per te shperblyer demin e shkaktuar ndaj shtetit, ne shumen e pergjithshme 122.668.851 leke. "Ne perfundim, nga trupi gjykues eshte vendosur pushimi i ceshtjes penale, ndaj te pandehurit Mihal Delijorgji, si dhe rrezimi i padise civile ne procesin penal", sqaroi numri dy i KLD-se. Zevendes kryetari i KLD-se ka argumentuar, se kur ndaj te pandehurit vendoset pushimi i ceshtjes penale, padia civile ne procesin penal lihet e pashqyrtuar. Por tre gjyqtaret kane rezultuar te kene pushuar edhe padine civile, duke i shkarkuar shtetit dem te madh ekonomik. Vete Spahiu ka bere me dije se pretendimet e dhena perpara Keshillit te Larte te Drejtesise nga ana e tre gjyqtareve kane qene te pabazuara ne ligj. "Keta te fundit jane kapur me shkelje ligjore, e cila ka cuar dhe ne shkarkimin e tyre", argumentoi Spahiu vendimin e marre.

Mesohet se mbledhja ka nisur dje rreth ores 13:30 e ka zgjatur deri ne 17:30, ku i eshte lene kohe e mjaftueshme mbrojtjes per te dhene shpjegimet e saj. Tre gjyqtaret perfaqesoheshin nga ana e avokatit Marash Ibra, i cili ka parashtruar edhe mbrojtjen para keshillit. Ne mbledhjen e radhes keshilli pritet t'i beje "gjyqin" shtate gjyqtareve te tjere, te cilat jane kapur me masa disiplinore. Behet fjale per gjyqtaret Rasim Doda, Nevrije Halo, Enkelejda Kashuri, Taulant Tafa, Alaudin Malaj, Meme Rexho dhe Gjin Gjoni. Zevendes kryetari Spahiu deklaroi se Keshilli do te shqyrtoje te gjitha masat disiplinore, te cilat kane mberritur nga ana e ministrit te Drejtesise.

Hekuri qe shkaktoi skandalin ne 2004

Biznesmeni Mihal Delijorgji eshte proceduar per evazion fiskal kater vjet me pare, ndersa Dogana e Durresit e paditi firmen "Perparimi" per demin e shkaktuar per moszhdoganimin e nje sasie te madhe hekuri te importuar nga jashte vendit. Ndersa Delijorgji do te ndalohej dhe me pas lirohej nga gjykata kundrejt nje garancie, me pas do te merrte edhe pafajesine, e shoqeruar me mosshlyerjen e detyrimit doganor, me vlere mbi 120 milione leke. Dogana e Durresit deri ne vitin 2006 pretendoi te arketoheshin keto leke ne favor te arkes se shtetit, por Gjykata e Faktit ne kete rreth vendosi pafajesi dhe rrezim te padise penale e njekohesisht asaj civile.

Tragjedia e Gerdecit zbuloi vendimin

Tragjedia e Gerdecit, ku shperthimi ne fabriken e demontimit "Alba Demil" solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 te tjereve, zbuloi edhe skandalin e Gjykates se Durresit. Ne media u publikua vendimi i marre per pafajesine e Mihal Delijorgjit, edhe pse Dogana e Durresit pretendonte se demi ishte i madh dhe duhej kthyer ne arken e shtetit. Publikimi i ketij fakti shkaktoi reagimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, qe inspektoi dosjen dhe vendimin e marre nga treshja gjykuese e ceshtjes. Pas shqyrtimit u arrit ne perfundimin se trupi gjykues nuk duhej t'i kishte pushuar te dyja ceshtjet, padine pena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›