E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, lehtesite per dokumentet e emigranteve tane"

TIRANE - Qeveria greke vijon permiresimin e legjislacionit per te lehtesuar akoma me shume marrjen e dokumenteve te qendrimit nga ana e emigranteve shqiptare qe jetojne ne shtetin fqinj. Por nga ana tjeter, nuk ka kaluar pa u vene re, se nje ndryshim i tille ka ardhur ne menyre me te ngadalshme ne raport me vende te tjera, porsa i perket trajtimit te emigranteve, mes te cileve dhe atyre shqiptare, ku mendohet se jane rreth 1 milione emigrante shqiptare, me dhe pa dokumente. Ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Vili Minarolli deklaroi dje se legjislacioni grek, eshte duke i permiresuar per sa i perket dokumenteve te emigranteve shqiptare dhe leshimit te vizave per qytetaret tane. Sipas tij, tashme mund te thuhet se shqiptaret qe jetojne si emigrante ne Greqi, e ndjejne veten si ne shtepine e tyre, pasi qeveria greke po i permireson vazhdimisht masat per ta. "Legjislacioni grek ka pesuar ndryshime te ndjeshme ne kete kuader. Dua te them se qe sot shqiptaret e ndjejne veten sikur jane ne shtepite e tyre dhe ky eshte fakt", deklaroi Minarolli. Sipas tij, jane te justifikueshme edhe probleme te vogla qe mund te dalin me emigrantet dhe procesin e vizave, pasi nje numer shume i larte emigrantesh shqiptare, punojne dhe jetojne aktualisht ne Greqi. "Ne kete drejtim, une mirekuptoj faktin qe legjislacioni grek ka ecur me hapa me te ngadalshme nga vendet e tjera", tha Minarolli per sa i perket edhe ritmeve ndonjehere te ngadalta te qeverise dhe ambasades greke ne Shqiperi. Njeheresh ai deklaroi se komuniteti shqiptar ne Greqi, kishte kontribuar ne menyre te dukshme ne zhvillimin ekonomik te vendit fqinje, duke e transformuar vendin fqinje gjate viteve te fundit. Ne kete kuader ambasadori Minarolli deklaroi se ky komunitet i kishte te gjitha mundesite te ishte nje udhe lidhese mes investitoreve grek dhe Shqiperise, duke i sherbyer keshtu pozitivisht zhvillimit ekonomik te vendit tone. Tre dite me pare kryeministri Berisha, kerkoi qe diplomatet shqiptare neper bote, te kontribuonin ne terheqjen e investitoreve te huaj drejt vendit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›