E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-pukianëve: Rama nuk rrit rroga e pensione, ju pres në Tiranë të festojmë fitoren

PUKË- Partia Demokratike zhvilloi sot pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Pukë. Kryeministri Berisha i ftoi ata të votojnë për rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, ndërsa nuk nguroi të akuzojë kreun e PS, Ramën se nuk ka folur asnjëherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

“Votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do jetë 350$, rritja e pensionit minimal shkon në 150$, votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike për dyfishimin e pagesës së papunësisë, votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës, për dyfishimin e turizmit. Do miratojmë ligjin për statusin e pensionistit”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar socialistëve kryeministri tha: “Pyeteni Edi Ramën si ka mundësi që fjalën pension nuk e ke zënë me gojë për tre muaj, si ka mundësi që shoku i autobusit 3 muaj rresht nuk ka folur për rritjen e asnjë rroge. Do heqë ndihmën ekonomike për 40 mijë qytetarë dhe do krijojë 40 mijë vende pune, kjo gënjeshtra më e madhe e tij. Si ka mundësi që nuk tha një fjalë për mungesën e të papunëve që janë në Shqipëri si në cdo vend të botës. Së fundi si nuk përmendi asnjëherë të vetme fjalën integrim”, vijoi Berisha.

Teksa kërkoi që pukianët të votojnë të sigurt për numrin 44, Berisha i ftoi ata në mitingun përmbyllës në Tiranë.

“Gëzuar fitoren e 23 qershorit! Ftoj ju e gjithë shqiptarët që më 21 qershor të gjithë në Tiranë të festojmë fitoren. Do bëjmë realitet cdo projekt për ju, për Pukën për cdo shqiptar”, shtoi Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, Topalli: Rama nuk do familjen e tij, si mund të dojë socialistët? Peshkopi, Berisha: Rama nuk flet për integrimin, se në Bruksel i ka dyert e mbyllura Bulqizë, Berisha: Votoni uljen e moshës së pensionit të minatorëve në 50 vjeç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›