Thaçi: S’ka ndryshime kufijsh dhe as Shqipëri të Madhe, Berisha është keqkuptuar
PRISHTINE- “Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze ‘Die Presse’.
Kryeministri kosovar sqaron se homologu i tij shqiptar Sali Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime, por ku do të respektohen kufijtë shtetëror. ‘Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian’, ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Shefi i qeverisë kosovare theksoi se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo zbatimi i marrëveshjes nuk ka alternativë tjetër as për Kosovën, as për Serbinë.
“Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar. Kosova dhe Serbia, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një agjendë që i shërben të ardhmes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit”, ka theksuar Thaci, i cili shtoi se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.
Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë, ka theksuar kryeministri Thaçi, që, sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera , kurse në tetor, ka thënë ai, do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.
Duke komentuar për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.
(e.m/BalkanWeb)