Berisha pushime në Dhërmi dhe relaks me këngë të muzikës rock, “Hey kiss him goodbye!”
Ndërsa shijon plazhin e Dhërmiut si çdo vit, kryeministri Sali Berisha këtë fundjavë ka ftuar adhuruesit e muzikës rock, që përveç dallgëve të detit e pushimeve në brigjet shqiptare, të shijojnë këngët e rockerit me origjinë shqiptare Paul Leka. Në një status në Facebook, kryeministri ndërsa shprehet për një të dielë relaksi shkruan se dita e tij ka nisur duke dëgjuar dy këngë të hershme rock të Paul Lekës, njëra “Greene Tambourine”, një hit i madh dhe themeluese e muzikës bubblegum dhe tjetra, “Na na na hey hey hey kiss him goodbye”, një nga hitet më të famshme në historinë e Rock and Roll, e cila u shndërrua dhe është dhe sot një himn botëror në ndeshjet e futbollit e që është përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Ndërsa flet me konsideratë për këto këngë, në kohën që shijon pushimet, kreu i qeverisë fton cilido mik të rrokut mund t’i dëgjojë këto dy këngë dhe në një xhest krenarie për shqiptaro- amerikanin Paul Leka, që bëri emër të madh në muzikën rok, t’i postoj ato tek të gjithë miqtë e tij të rrokut në FB. Teksa tregon se njeh legjendën e rrokut, Berisha kujton karrierën e rockerit Paul Leka i cili ka performuar në disa grupe të mirënjohura të rrokut. “Leka shkruajti dhe kompozoi, vetëm ose me koleg të tij, hite të famshme që kanë fituar çmime nga fundi i viteve 60 deri në Grammy të vitit 2013. Ai ishte producent i disa prej këngëve më të njohura të S. Ëonder, G.Gaynor, K .Kristofersson, R.Cooligde etj”- shkruan kryeministri.
Për kryeministrin “Na na na hey hey hey kiss him goodbye” do mbetet dhe trashëgimia e tij e kulturore e pavdekshme.