Berisha-raporterët e KE: Nuk diskutojmë zgjedhjet në raport
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jaako Laakso dhe David Wilshire.Reporterët Laakso dhe Wilshire e uruan Kryeministrin Berisha për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit dhe fitoren e koalicionit qeverisës në këto zgjedhje. Reporterët deklaruan se ata ndodhen në vendin tonë për të shprehur gatishmërinë e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të ndihmuar dhe për të dhënë mbështetjen e saj për Shqipërinë. Për sa i përket kërkesave të opozitës në vend për rinumërim, në takim theksua se, në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar vendimet e gjykatave. Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u shprehën se i qëndrojnë plotësisht raporteve tashmë të publikuara nga faktori ndërkombëtar per zgjedhjet, përfshi edhe vëzhguesit e dërguar nga KE, dhe se nuk ka nevojë që të diskutohet më për këtë çështje ne raportin qe ata po përgatisin.Në takim u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajon.