E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Berisha po zapton pronat nga jugu në veri

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha se po zapton në mënyre të jashtëligjshme pronat në të gjithë vendin.
"Nga Kakomeja në Jalë, nga Porto Romano në Gjirin e Lalzit, nga Orikumi në Borsh e në qendrën e Tiranës, duket se është bërë e pamundur që të kalojë qoftë dhe një ditë pa nxjerr në shesh një tjetër skandal e një tjetër abuzim që, jo rastësisht, kanë gjithnjë si emërues të përbashkët ministrat, djemtë dhe vajzat, dhëndurët e sekserët, e familjes që drejton sot vendin", theksoi Balla gjatë një konference shtypi.
Ai shton se Parlamenti miraton ligje në inters të familjes, ndërsa akuzon policinë e shtetit se ushtron dhunë ndaj banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në Orikum.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›