Bode dhe Çeku: Duhet reformim i skemës së sigurimeve shoqëror
04/10/2011 Debate në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin faktik të 2010-ës
Ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, kanë theksuar nevojën për reformim të skemës së sigurimeve shoqërore. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për 2010-ën kreu i KLSH-së nënvizoi se informaliteti i kësaj skeme vijon të jetë shqetësues, pasi subvencioni nga buxheti i shtetit për pensionet dhe përfitimet e tjera është tepër i lartë. Zoti Çeku evidentoi se janë kryer mbi 84 kontrolle gjatë vitit 2010 në institucionin e financave, ndërsa dëmi në total është 131 miliardë lekë, kryesisht te ministritë dhe bashkitë e komunat. Informaliteti i skemës së kontributeve të sigurimeve shoqërore konstatohet jo vetëm te biznesi i madh, por edhe te biznesi i vogël. Madje edhe kur bëhet sigurim i punonjësve ai rezulton me pagën minimale. Gjithashtu, deputetët demokratë të Komisionit të Ekonomisë kanë miratuar vetëm me votat e tyre buxhetin faktik për vitin 2010, i cili është prezantuar dje nga ministri i Financave Ridvan Bode. Diskutimi është shoqëruar me debate nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë qenë prezentë në këtë seancë të Komisionit të Ekonomisë. Ministri Bode ka thekuar shifrat pozitive për rritjen ekonomike prej 4 për qind, si dhe inflacionin, i cili ka qenë brenda parametrave të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë prej 3,5 për qind. Gjithashtu ministri Bode ka vlerësuar edhe rënien me 1 për qind të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, gjë që është hedhur poshtë nga nënkryetarja e komisionit, Mimi Kodheli. Madje, deputetët e PS-së kanë akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Financave për korrupsion me akcizën dhe taksat e tjera.