Berisha, replika me Ramen per rruget Rozeta Rapushi
Nga Berxulli, Kryeministri Sali Berisha replikoi me Kryetarin e PS-se, Edi Rama dhe socialistet per akuzat e ngritura per rruget, ku sipas opozites nuk behet fjale per 10 mije kilometra te shtruara por vetem 1800. “Ne cdo rast, me lejoni edhe njehere, t’i rikujtoj zotit Rama se genjeshtra eshte frika e njeriut nga vetja e tij, se genjeshtra eshte dobesia me e tmerrshme e burrit dhe se ti nga mengjesi deri ne darke shperndan vetem genjeshtra. Ai shkoi ne Shkoder dhe ju tha shqiptareve se kjo qeveri ka ndertuar gjithsej 600 kilometra rruge, sot nxori dordolecin e tij dhe u tha shqiptareve, se kjo qeveri ka ndertuar gjithsej 1800 kilometra rruge. Po zoteri, po shoke, Shqiperi ne te cilen endeni ju, aq kilometra rruge ka, kurse Shqiperia, ne te cilen shetisim ne, ka 18 mije kilometra rruge”, - theksoi kryeministri gjate inaugurimin e rikonstruksionit te rruges Berxulle – Domje, me gjatesi 5.3 kilometer. Sipas tij, shqiptaret duhet te votojne qeverine per nje mandat te trete, pasi alternativa e saj eshte rruge te reja, shkolla te reja, kopshte, qendra shendetesore, ujesjellesa, kanalizime, vende pune, rritje rrogash dhe rritje pensionesh. “Po alternativa tjeter cila eshte? E varfer, e shkrete ne ide, e pasur ne mashtrime, ne trillime te perditshme”, - akuzoi kryeministri. Sipas tij, Rama mban kudo qe shkon me vete genjeshtrat per t’i paraqitur ato dhe se fundmi thote se nuk ka qene kurre kunder Rruges se Kombit. Duke u ndalur ketu, kryeministri permendi se ishte Rama qe i nisi deputetet tek rruga si cetnik per te bllokuar tunelin. “A nuk i nise ti bashke me cadrat e greves per ne hyrje te tunelit, per te bllokuar ndertimin e tunelit!? A nuk je ti me partine tende qe e shpalle Rrugen e Kombit, rrugen e asgjese!? Pra, le ta leme ate ne genjeshtrat e tij, le ta leme ate ne te shkuaren e tij, le ta leme ate ne disfaten e tij, por nje gje dua t’ju them dhe te jem i sinqerte me ju. Nuk ka burre ne Shqiperi, nuk ka burre ne Ballkan si ai, arkitekt me te zotin, per humbje njera pas tjetres. Nga humbja ne humbje, njeriut qe nuk i rri shpirti ne vend, po nuk regjistroi humbjen e radhes”, - theksoi Berisha. Ndaj sipas tij, ne 23 qershor vendi duhet te ndahet perfundimisht me kete grup njerezish, te cilet ne nje akt te shemtuar, anti-shqiptar, ne nje akt te shemtuar kunder interesave te cdo femije, te riu, te cdo burri dhe cdo gruaje, bllokoi statusin e vendit kandidat edhe kur nga e gjithe bota miqte i thone, se e bllokove per qellime personale pushteti, jo thote s’kemi bllokuar kurre. Ai theksoi se mandati i ardhshem do te jete mandati i punesimit masiv te shqiptareve. “Se bashku per nje fitore te shkelqyer, fitoren me te madhe qe kemi shenuar ndonjehere keto 20 vite”, - tha kryeministri.
Olldashi: Lame te lere llogjet, le te marre metrin e te mase rruget
Pas deklarata te anetarit te Asamblese Kombetare te PS-se, Artan Lame per numrin e kilometrave te rrugeve qe jane ndertuar nga mazhoranca, ka reaguar dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Ne rrjetin social Facebook, Olldashi shprehet se Lame duhet te lere fjalimet dhe te marre metrin dhe te mase vet rruget, per te pare sesa eshte numri real i rrugeve te shtruara ne vend. “Rama nxori sot nje nga "rrugetaret" e tij per te sulmuar prape infrastrukturen rrugore. E ftoj t'i lere llogjet po te marre metrin dhe te dali e te mase rruget”, u shpreh ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Me tej, ministri shton se nuk mjaftojne 10 mije km llogje nga ana e PS-se per te fshehur faktin se jane ndertuar 10 mije kilometra rruge gjate viteve te fundit. “10 mije kilometra llogje socialistesh nuk mjaftojne per te fshehur 10 mije kilometra rruge demokratesh”, u shpreh ministri Olldashi. Ministri i Transporteve dhe zyrtare te larte te mazhorances kane deklaruar se gjate viteve te fundit jane ndertuar mbi 10 mije kilometra rruge. Keto investime jo vetem kane ndryshuar zhvillimin e vonave rurale, por kane mundur te punesojne edhe rreth 45 mije qytetare cdo vit. “Partia Demokratike ka shtruar mbi 10,000 KM rruge dhe keto projekte kane punesuar mbi 45,000 qytetare cdo vit. Dhe ne do te vazhdojme qe te shtrojme rruge pasi krijojme punesim dhe zhvillojme Shqiperine. Ne e dime qe ka akoma shume pune per te bere!”, eshte shprehur ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Nderkohe qe keto deklarata jane kundershtuar nga PS dhe kryetari i saj, Edi Rama. Rama ka deklaruar se 10 mije km rruge jane te barabarta me ndertimin e nje rruge, Shqiperi-Tokio.