E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni godet kamionin e veteranëve

Gjatë një parade në Midland, të shtetit federal ë Teksasit, një tren ka goditur një kamion me veteranë. Me këtë rast kanë vdekur katër persona dhe janë lënduar 17 të tjerë.

Brenda kamionit që po merret pjesë në paradën “Haunting Heroes”, ndodheshin veteranë ushtarakë të SHBA’ve dhe gratë e tyre, para se i njëjti të goditej nga një tren.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Pentagoni, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Azinë juglindore, deklaroi se është tejet “i prekur me lajmin për incidentin tragjik në Midland, pjesë e të cilit ishin veteranët heronj dhe gratë e tyre”.

"Me mendje dhe lutje ai është pranë familjeve të viktimave dhe të lënduarave në këtë aksident që preku gjithë komunitetin”, theksohet tutje në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›