Berisha rikthehet në punë, e vizitojnë Basha e Topalli
14/12/2011 Kreu i qeverisë lë banesën e tij dhe kthehet në punë të nesërmen e situatës kritike për shëndetin
Si shpjegohet shkencërisht lipotimia dhe cilat janë shkaqet nga shkaktohet ajo
Fatmirësisht, gjendja e rënduar e kryeministrit Berisha nuk zgjati. Pas shfaqjes publike gjatë mbrëmjes së 12 dhjetorit në festën e krijimit të Partisë Demokratike, me një gjendje shëndetësore jo të mirë, kryeministri kreu i qeverisë shqiptare la shtëpinë dhe u paraqit në mesditë në punë.
Kthimi
Ai ka qëndruar në shtëpi orët në vijim nën kujdesin e mjekëve, deri në mesditën e djeshme, ku rreth orës 11.30 ka dalë nga banesa e tij për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë. Vetë Kryeministria ka bërë të ditur se gjendja e kryeministrit Berisha është stabilizuar, gjithsesi ai ka anuluar vizitën e planifikuar për në Mal të Zi qysh mbrëmjen e 12 dhjetorit. Deri në orët e vona të së hënës, shefi i ekzekutivit ka pasur vëmendjen e një personeli mjekësor të kualifikuar. Madje burime pranë kryeministrit pohojnë edhe për kujdes të mjekëve të një spitali privat në kryeqytet. Gjithashtu të njëjtat burime pohojnë se pak ditë më parë kryeministri Berisha ka zhvilluar konsulta dhe analiza për shkak të një viroze në një nga spitalet shtetërore në Tiranë. Përveç virozës, stresit të vazhdueshëm dhe mbilodhjes për shkak të aktiviteteve të dendura, numri një i qeverisë shqiptare mendohet të ketë qenë i pagjumë. Angazhimi i tij personal për të shkruar vetë fjalimin që do të mbante në 21-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në një kohë të shkurtër (disa orë) mes kthimit nga Franca dhe ceremonisë festive në Pallatin e Kongreseve, mendohet ta ketë lodhur shefin e qeverisë shqiptare duke i shkaktuar më pas atë dobësi fizike.
Shkaku
Kryeministria në njoftimin e saj zyrtar sqaroi se kryeministri pësoi një gjendje lipotimie gjatë fjalës së tij në festën e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Por çfarë është konkretisht lipotimia, cilat janë simptomat dhe cila është diagnoza e kësaj gjendjeje? Lipotimia, ndryshe e quajtur i fikët, është një humbje e shkurtër e vetëdijes për shkak të mungesës së oksigjenit, domethënë se nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në tru për shkak të një uljeje të përkohshme në furnizimin me gjak të njëjtë. Në mënyrë tipike, shërimi është i shpejtë dhe i plotë. Edhe pse 5 për qind e rasteve janë për shkak të sëmundjeve të zemrës, në 95 për qind të tyre nuk gjejnë një shkak që justifikon të fikët. Gjithsesi, kjo shkaktohet prej disa faktorëve, siç janë: frika, dhimbja, stresi, gëlltitja, kolla ose ngrohja për shkak të mbipopullimit. Kjo gjendje mund të krijohet edhe si pasojë e komplikacioneve të tjera të sistemit kardiovaskular. Ndër faktorët e rrezikut përmenden: përjetimi i stresit, presioni i ulët i gjakut dhe temperaturë e lartë e ambientit. Sa i takon diagnozës, ndonëse gjendja rrallë ka në themel problemet e zemrës, shpesh është e rekomandueshme një radiografi gjoksi dhe EKG.
Thaçi: Shërim të shpejtë, për fitore të tjera
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejt kreut të qeverisë shqiptare. Në një mesazh drejtuar kryeministrit shqiptar, Thaçi i ka uruar kryeministrit Berisha shërim të shpejtë, në mënyrë që ai të vazhdojë të drejtojë shtetin shqiptar drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera. “Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha. Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21-vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare”, shprehet Thaçi në mesazhin e tij. Kreu i qeverisë kosovare i shpreh urimet në emër të qeverisë së Kosovës. “Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë, qoftë në opozitë”, - përfundon Thaçi.
Takimet
Një sërë takimesh kanë zënë orët e qëndrimit të tij në zyrë, ku fillimisht u takua me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë la zyrën disa orë më vonë në përmbyllje të këtyre takimeve, për t’u kthyer në shtëpi rreth orës 15.00. Kreu i qeverise e kaloi mëngjesin e së martës në shtëpi, për ta lënë rreth mesditës, kur dhe u nis në drejtim të zyrës së tij në Kryeministri. Shefi i qeverisë shqiptare është në gjendje të mirë shëndetësore një ditë pas debulesës që pësoi në përvjetorin e 21-të të themelimit të Partisë Demokratike.
Reagon Kryeministria
Ndërkohë, rreth 1 orë e 30 minuta pas largimit të kryeministrit nga Pallati i Kongreseve, Kryeministria përmes një deklarate për shtyp sqaroi se kryeministri ka pasur një gjendje lodhjeje, lipotimie, debulese e lidhur me një virozë për të cilën kreu i qeverisë është mjekuar ditët e fundit. Konsulta e zhvilluar menjëherë pas kolapsit dhe gjendjes së të fikëtit, sipas Kryeministrisë ka dhënë gjendje mjekësore të stabilizuar dhe parametra normalë. Kryeministri Berisha për më tepër, siç shkruhet në deklaratën e qeverisë, ka konsumuar edhe një kafe me miq para se të largohej për në shtëpinë e tij.
Lipotimia, përshkrimi i simptomave dhe trajtimi
Gjendja e të fikëtit dhe debulesës trupore shoqërohet me humbje të shkurtër të vetëdijes prej mungesës e oksigjenit, çka do të thotë se truri nuk furnizohet me sasinë e duhur të oksigjenit, për shkak të një uljeje të përkohshme në furnizimin me gjak. Është vlerësuar se gjysma e popullsisë ka pësuar një episod të tillë gjatë gjithë jetës së tij.
Kjo sëmundje në përgjithësi shërohet shpejt dhe plotësisht. Gjithashtu vlerësohet se rreth 5 për qind e rasteve ndodhin për shkak të sëmundjeve të zemrës, ndërkohë që në 95 për qind të tyre nuk gjendet një shkak i qartë që të justifikojë gjendjen e të fikëtit.
Megjithatë, ndër faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në krijimin e kësaj gjendjeje dhe humbjes së shkurtër të vetëdijes renditen të jenë frika, dhimbjet, stresi, gëlltitja, kolla, si dhe ambientet e mbipopulluara. Gjendja e të fikëtit, duke përjashtuar raste e rralla kur vjen si pasojë e sëmundjeve të zemrës, ndodh kur personi është në këmbë apo ulur.
Në përgjithësi, ndodh që individi të vërë në dukje simptoma të tilla, si: marramendje, komplikacione në stomak, djersitje, vizion të paqartë, zbehje etj.
Nëse individi në momentin e shfaqjes së simptomave të para shtrihet, komplikacionet vijnë duke u zbehur.
Kur pacienti është shtrirë, ose pas qëndrimit shtrirë, rrjedhja e gjakut cerebral restaurohet dhe rimëkëmbet shpejt niveli i vetëdijes.
Faktorët e rrezikut:
- Stresi
- Presioni i ulët i gjakut
- Temperaturë e lartë e ambientit
Diagnoza
Pavarësisht se problemet e zemrës rrallë ndodhen në themel të kësaj gjendjeje, duhen të bëhet një radiografi gjoksi dhe EKG-ja.
Trajtim
Menjëherë sapo shfaqen komplikacionet, personi duhet ndihmuar të shtrihet ose t’i ngrejë këmbët mbi nivelin e zemrës.
Nëse ju jeni në një ambient të mbyllur, duhet hapur dritarja.
Nëse pacienti ndodhet jashtë, duhet larguar nga rrezet e diellit.
Duhen shmangur mbipopullimi rreth pacientit që manifeston këtë gjendje.
E rëndësishmja, ju nuk duhet të jepni asgjë nga goja derisa vetëdija të jetë shëruar plotësisht.