E Diel, 1 Nëntor 2026

I shitën qumështin, por nuk u jep lekët

14/12/2011  Procedohet 48-vjeçari

KOLONJË- Dy banorë të fshatit Qinam të rrethit Kolonjë, kishin shitur te një bashkëfshatar i tyre gjithë sasinë e qumështit që kishin marrë nga bagëtitë e tyre, por blerësi, edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga stina e pranverës e deri më sot nuk u ka kthyer prodhuesve të qumështit asnjë qindarkë edhe pse ndaj dy bashkëfshatarëve ka një detyrim prej 33 mijë lekësh. Për sa më sipër burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se tashmë janë kryer veprimet hetimore procedurale në gjendje të lirë ndaj shtetasit E. Hodo, 48 vjeç, banues në Qinam të rrethit Kolonjë, pasi ndaj tij u bë kallëzim nga shtetasit, A. Kalo, 30 vjeç dhe A. Avdyli, 20 vjeç ku këta të fundit deklaruan se gjatë vitit 2011, i kishin shitur shtetasit të mësipërm qumësht me vlerë përkatësisht 25 000 dhe 8 000 lekë, por që ai nuk ua kthen, duke i mashtruar dhe mohuar. Sipas policisë, në këtë rast vepra penale është ajo e mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i K. Penal. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›