E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për një vijë ujë, kthehet në kasaphanë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Dy të vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz. Në orët e para të së premtes autorët i kanë zënë pritë furgonit, në të cilën ndodheshin viktimat dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Dyshohet se vrasja ndodhi pas një konflikti mes anëtarëve të fisit Markaj dhe fisit Përmarkaj për një vijë uji.

Sipas policisë, autorët e dyshuar i kanë zënë pritë furgonit, që ishte pranë shtëpisë së Markajve, pasi e dinin se më të lëvizte familja Markaj e cila po kthehej në shtëpi pasi kishte qenë në festën e Shën Palit. Autorët kanë qëlluar në drejtim të furgonit, që drejtohej nga Paulin Markaj, ndërsa në të ndodheshin edhe bashkëshortja e Pulinit ,Tonja, djali i tyre dhe nipi i Paulinit, Alfonsi. Paulin Markaj 45 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa janë plagosur Tone Markaj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nipi i Paulinit.

Prita i është bërë rreth 100 m pa u afruar banesës së vëllait të Pulinit, shtetasit Hilë Markaj. Ky sapo që ka dëgjuar breshëritë e armëve ka dale në oborr së bashku me gruan e tij Angjen ,por aty është qëlluar edhe ai me breshëri automatiku duke gjetur vdekjen e menjëhershme,ndërsa është plagosur e shoqja. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pukës ,ndërsa autorët janë larguar.

Policia ka bërë identifikimin e autorëve dhe forca të shumta të saj kanë shkuar në vendngjarje,përfshirë dhe FNSH e Shkodrës. Kontrolli i gjithë zonws malore, pavarësisht terrenit ka bërë të mundur arrestimin e dy prej të dyshuarve, Bardhok Përmakaj dhe Seferin Përmakaj, ndërsa dyshohet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë dhe pjesëtarë të tjerë të[ kësaj familjeje. Sipas policisë, dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm mes dy fiseve, Markaj dhe Përmarkaj, lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. Megjithatë, sipas fqinjëve, këto dy fise kishin shpesh herë edhe konflikte të tjera sociale. Madje ato ishin shtrirë dhe në Kamëz ku jetojnë pjesëtarë të këtyre dy familjeve dhe pak ditë më parë kishte pasur një konflikt mes tyre në këtë qytet. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›