E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rrit rrogat dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve

Berisha: Dëmshpërblimi me normën më të merituar. Rritja e rrogave do të vijojë
berishaQeveria ka miratuar mbrëmë në parim rritjen e pagave dhe pensioneve. Ky vendim i qeverisë vjen 10 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit dhe do të shikohet nga opozita edhe si një vendim elektorale. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar në një orar të pazakontë (rreth orës 21:30) ashtu siç e cilësoi edhe vetë kryeministri Berisha, sqaroi se rrogat do të rriten deri në 6% dhe vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Mbledhja e qeverisë në një orë jo fort të zakonshme. Ka disa ligje të pa miratuara, janë plot 44 vendime për tu miratuar. Sot (mbrëmë) do të miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rrogat do të rriten deri në 6% dhe do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik, u shpreh Berisha.  Një tjetër vendim i rëndësishëm, në listët e 44 vendimeve që u miratuan mbrëmë, ishte edhe dëmshpërblimi i 1 mijë e 40 të përndjekurve politik për të cilët do të vihen në dispozicion rreth 45 milionë dollarë. Numri 1 i qeverisë theksoi se dëmshpërblimi, i cili vijon pa ndërprerje nuk është në normën më të lartë, por ajo është e merituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›