E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, shantazh Ilir Metës me Gjykatën e Lartë

Share

Gjykata e Lartë ka vendosur për të vazhduar gjyqin ndaj Dritan Priftit dhe ish-zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Priftit dhe Beqirajt, që të mos merret si provë video e tyre, duke qenë se ajo, në rastin e gjyqit të Metës, është konsideruar si e pavlefshme si provë nga kjo gjykatë.

Gjykata e Lartë ekspertizën amerikane të kësaj video e nxori si të pavlefshme, ndërsa ekspertët shqiptarë thanë se ajo nuk ishte origjinale. Për këtë arsye, gjykata e mbylli çështjen ndaj Metës.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga Mirela Fana, Gani Dizdari, Adriana Fullani, Shpresa Beçaj dhe Fatos Lula. Dizdari dhe Fullani ishin dhe pjesëtarë të trupit gjykues ndaj Ilir Metës.

Gjykata është shprehur se për papërdorshmërinë e videos Prifti-Beqiraj dhe pushimin e gjykimit, dy prej kërkesave këto të Priftit dhe Beqirit, do të shprehet në një moment tjetër.

Vazhdimi i procesit gjyqësor është një dëshmi e qartë e kontrollit të Gjykatës së Lartë nga Sali Berisha, i cili po e përdor atë politikisht në procesin e zgjedhjes së presidentit. Dhënia e dy vendimeve të ndryshme është një shantazh ndaj Ilir Metës për ti treguar se dosja e tij mund të rihapet nëse ai do të vazhdojë dialogun e nisur me Edi Ramën dhe bashkimin e votave me të kundër qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›