E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF: Në Shqipëri, varfëri ekstreme

Share

UNICEF publikon shifra alarmante për nivelin e varfërisë në vend, që hedhin poshtë të gjithë deklarimet qeveritare për minimizim të varfërisë ekstreme. Sipas studimit të kësaj organizate, fokusuar në familjet në nevojë, nga rreth 100 mijë familje në nevojë që numërohen në gjithë vendin, sipas një sondazhi, 23% e familjeve me fëmijë nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute me të ardhura mujore jo më shume se 4800 lekë për frymë, raporton Vizion Plus. Ndërsa 10% jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme. Por studimi ka nxjerre në pah edhe dështimin e skemës së ndihmës ekonomike, pasi në të përfshihen pa të drejtë 59% dhe përjashtohen 47% që kanë nevojë. Vetëm 25% e familjeve që jetojnë nën nivelin e varfërisë ekstreme marrin ndihmë ekonomike. E për këtë arsye fëmijët e tyre nuk plotësojnë asnjë nga pesë nevojat e konsideruara themelore. Nga ana shëndetësore më shumë se gjysma e fëmijëve me sëmundje kronike i përkasin familjeve me nivel të ulët të shpenzimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›